STOCKHOLM - Dhjetra shoferë trenash në Suedi kanë anashkaluar një rregull që ndalonte veshjen e pantallonave të shkurtra në punë, duke veshur funde, siç edhe mund ta shihni në këtë foto. Për shkak të temperaturave të larta, ata zgjedhin të shkojnë në punë të veshur në këtë mënyrë.
Edhe kompania që menaxhon linjën e trenave Roslagsbanan, ka dhënë miratimin për këtë zgjedhje, siç shkruan gazeta lokale “Mitti”. “Mendojmë se një punonjës duhet të ketë paraqitje të mirë kur prezanton kompaninë tonë dhe uniformat aktuale, e realizojnë këtë qëllim.
Nëse një burrë dëshiron të veshë fund, për ne nuk ka asnjë problem”,-është shprehur, Tomas Hedenius, menaxher i komunikacionit në kompaninë “Arriva”.
Shoferët thonë se me funde ndihen shumë mirë, sidomos në ditët e nxehta. “Pasagjerët na shohin të habitur e me ngulm, por deri tani, asnjë nuk ka bërë asnjë koment”,-thotë njëri prej tyre.
Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com