Agjencia Shëndetësore e Suedisë ka rekomanduar që qytetarët 80 vjeç e më të vjetër të marrin dozën e katërt të vaksinës kundër koronavirusit, me qëllim që të mos bie efektiviteti i vaksinave.
Në rekomandimin e bërë sot nga kjo agjenci thuhet po ashtu se doza e katërt rekomandohet për të gjithë personat që jetojnë në shtëpi të kujdesit apo ata që marrin shërbime asistence në shtëpi.
Doza e katërt, sipas rekomandimit, duhet të administrohet të paktën katër muaj pas dozës përforcuese, tha Agjencia Shëndetësore.
Suedia më herët gjatë këtij viti shënoi shifra rekord të infektimeve, teksa varianti Omicron i koronavirusit është përhapur me shpejtësi në mbarë shtetin.
Por, autoritetet suedeze kanë hequr kufizimet, duke argumentuar se simptomat më të buta nga varianti Omicron dhe fushata e imunizimit me doza përforcuese, kanë ulur presionin ndaj sistemit të kujdesit shëndetësor.
“Doza përforcuese rrit mbrojtjen. Prandaj, ne besojmë se personat 80 vjeç e më të vjetër do të përfitojnë nga një dozë e dytë përforcuese”, tha epidemiologu Anders Tegnell.
Agjencia Shëndetësore suedeze tha se dozat përforcuese duhet të jenë të kompanive Pfizer/BioNTech dhe Moderna.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3085
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Pfizergate’/ Prokurorët Europianë hetojnë porosinë 20 miliardë euro të Von der Leyen për vaksinat e COVID
1 Prill, 20:25
-
Koronavirusi në Kinë, rreth 60 mijë vdekje brenda një muaji
14 Janar 2023, 12:45
-
Nuk ka më dënime me burg për përhapje të sëmundjeve infektive, Kushtetuesja shfuqizon 2 paragrafë të nenit 89 që u shtuan gjatë pandemisë
17 Dhjetor 2022, 21:15
-
Pse janë kaq të rrepta rregullat e Kinës për koronavirus?
30 Nëntor 2022, 13:36
-
Situata Covid-19 në vend/42 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit
1 Tetor 2022, 16:14
-
EMA paralajmëron për një variant të ri të COVID-19 në dimër
2 Shtator 2022, 19:01
-
Pas COVID, Kina rikthen studentet e huaj
2 Shtator 2022, 17:30
-
Kosova miraton dozën e katërt të vaksinës anti-COVID, mund të merret nga disa kategori njerëzish
2 Shtator 2022, 16:58
-
Moderna padit Pfizer & BioNTech për kopjim të teknologjisë mbi vaksinën kundër COVID-19
26 Gusht 2022, 16:28
-
Situata COVID-19 në vend/ 957 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orë
9 Gusht 2022, 17:18
-
Situata nga COVID, 3 humbje jete, 1261 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit
27 Korrik 2022, 18:29
-
Rriten shifrat e infektimeve, mbi 1.100 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë
26 Korrik 2022, 13:43