Katër të rinj kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm në një aksident tragjik të ndodhur rreth orës 04:30 në superstradën Tiranë-Durrës.
Dy automjete janë përplasur kokë më kokë pranë Sukthit, ndërsa viktimat janë 3 vajza dhe 1 djalë.
3 vajzat që humben jetën ishin shoqe dhe udhëtonin në të njëjtin mjet.
Viktimat e këtij aksidenti janë Greta Sherifi nga Saranda, 23 vjeç, e cila drejtonte njërin nga mjetet tip ‘’Benz” dhe dy shoqet e saj që ndodhedhin në makinë me të, Izabela Balla, 33 vjeç dhe Elona Xhuti, 34 vjeç, banuese në Tiranë. Nga aksidenti mbeti i vdekur edhe Dashnor Delialliasi, 36-vjeç, nga Durrësi, që drejtonte mjetin tjetër, tip benz me targa AA 979GV.
Sipas policisë, shkak për këtë aksident është bërë hyrja në sensin e gabuar të mjetit me drejtues Dashnor Delialliasi, shpejtësia e madhe me të cilën ka qenë duke udhëtuar, me mbi 150 km/orë dhe mungesa e ndriçimit. Mësohet se 36-vjeçari ka udhëtuar në kahun e kundërt të rrugës që nga Ura e Dajlanit dhe ka udhëtuar për mbi 15 km në sens të gabuar.

(36-vjeçari nga Durrësi, Dashnor Delialliasi)
Ndriçimi në vendin ku ndodhi aksidenti nuk ishte funksional dhe neonet ishin të fikura. Pavarësisht se pranohet mungesa e ndriçimit, ekspertët thonë se aksidenti erdhi nga një gabim njerëzor. Për nxjerrjen e trupave është përdorur ndriçimi i automjeteve.
Sipas të dhënave, vajzat që humbën jetën ishin duke shkuar për Greqi, aty ku jetonte edhe Izabela Balla. Ndërsa 36-vjeçari Delialliasi ishte babai i dy fëmijëve dhe punonte si emigrant në Itali. Ai ishte i vetëm në automjet në momentin e aksidentit tragjik.
Përplasja e dy automjeteve ka qenë shumë e fortë dhe katër të rinjtë kanë humbur jetën menjëherë. Makinat janë shkatërruar plotësisht dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupat nga automjetet përkatëse. Ata kanë përdorur fresibël për të prerë dyert e automjeteve për nxjerrjen e trupave të viktimave .
Përveç policisë rrugorë në vendngjarje ka qenë edhe policia kriminale. Ekspertët kanë marrë kampione nga gjaku i 36-vjeçarit për të parë nëse ka qenë në gjendje të dehur apo i droguar.

(Elona Xhuti, Greta Sherifi dhe Izabela Gega)
[gallery]19057[/gallery]
/Shqiptarja.com

FOTO