I sapoekstraduari nga Italia 3 ditë më parë, mbyllet në qeli. Gjykata e Vlorës ka dhënë masën 'arrest me burg' për Igli Memajn i njohur me nofkën 'Sulioti', i cili akuzohet për atentatin e Inez Hajrullës. Vetë Memaj nuk e ka pranuar krimin duke thënë para gjykatësit se nuk e njihte Hajrullën dhe se emrin e tij e kishte dëgjuar vetëm në televizor.
'Emrin e Inez Hajrullës e kam dëgjuar vetëm në televizor, nuk e njoh. Nuk kam as njohje dhe as konflikte me të. Për mua kjo akuzë është një surprizë që më keni bërë. Jam i pastër dhe nuk jam i implikuar në këtë ngjarje kriminale" është shprehur para togave të zeza 'Suljoti'.
Atentati ndaj Inez Hajrullës, nga i cili i riu mbeti i plagosur, ndodhi në kompleksin 'Oslo' në Vlorë më 10 maj 2019 dhe u cilësua nga policia si një larje hesapesh mes bandave kriminale që veprojnë në qytet. Për ngjarjen u akuzuan Igli Memaj, Elmaz Dautin, të cilët janë arrestuar në Itali dhe Fatmir Hyseni i njohur si “Doqja” i Vlorës, i cili është ende në kërkim. Tre personat e mësipërm janë pjesë e celulës së dyshuar edhe për vrasjen e Santiago Malkos në Tiranë. Këta persona akuzohen si pjesë e një grupi kriminal prej 8 anëtarësh, ku Igli Memaj cilësohej dhe si një prej 'qitësve' të grupit. Sulmi ka lidhje me atentatin e 17 shkurtit 2019, ku u synua të ekzekutohej me 78 plumba Armando Sulejmani i njohur me nofkën “Çipuri”, por në këtë ngjarje mbetën të vdekur kunati i tij, Resti Rexho dhe Arjan Hasanaj.
Po pse more Igli "shqiponja" nuk i bejne suprize ndonje tjetri po pikerisht nje skuthi si ty...Se tipat si ty jane me te rrezikshem se ata qe terheqin kembzen...Ti je i rrezikshem se je i pabese dhe je i trashe,je gje shume e leshte...
Përgjigju