Një sulm vetëvrasës me objektiv qendrën e policisë në qytetin Arish në gadishullin e Sinait në Egjipt ka shkaktuar të paktën 20 të plagosur.

Sipas të dhënave nga burimet lokale mësohet se në rajonin El-Musaid të qytetit Arish një makinë e ngarkuar me bombë dhe e cila kishte si objektiv qendrën e policisë shpërtheu dhe si pasojë e shpërthimit u plagosen 18 ushtarë dhe dy civilë që ndodheshin pranë vendit të shpërthimit.

Gjithashtu mësohet se në vendin ku ka shpërthyer bomba ka pasur edhe dëme në shtëpitë përreth. Askush nuk ka marrë ende përgjegjësinë për këtë ngjarje.
 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)