Akt të rëndë anti-kombëtar, e quajti kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, sulmet që kryedemokrati Sali Berisha i bëri të mërkurën apelit ndërkombëtar në mbështetje të komandantëve të UÇK-së që i bëri Kryeministri Edi Rama presidentit Donald Trump në takimin inaugurues të Bordit të Paqes.
Në një postim në Facebook, Balla theksoi se mbrojtja e vlerave të luftës çlirimtare të Kosovës dhe e figurave të saj historike është detyrim kombëtar dhe jo çështje për përfitime politike të brendshme. Ato, tha ai, janë në funksion të mbrojtjes së interesit kombëtar dhe të dinjitetit të luftës së UÇK-së. Veç të tjerash, Balla akuzoi Berishën se me qëndrimet e tij po dëmton unitetin kombëtar në një moment delikat për shqiptarët.
"Akt tepër i rëndë anti-kombëtar sulmi i Sali Berishës kundër fjalës mbrojtëse dhe apelit ndërkombëtar të Kryeministrit Edi Rama në Bordin e Paqes në prani të Presidentit Trump, në mbështetje të komandantëve të UÇK"
Çfarë tha Rama në takimin inaugures të Bordit të Paqes?
Në fjalimin e tij në Bordin e Paqes, Rama solli në vëmendjen botërore gjyqin në Hagë ndaj 4 ish-liderëve të UÇK-së, për të cilët prokuroria ka kërkuar nga 45 vite burg. Rama kërkoi nga presidenti Trump të bëhet diçka përpara se gjëra shumë të këqija të mund të ndodhin sërish.
"Sot presidenti i Kosovës ka kaluar gjashtë vjet në një paraburgim nga një gjykatë e posaçme në Hagë sponsorizuar nga një sërë shtetesh demokratike disa prej tyre të pranishme këtu, të pranishme këtu, që duhet t'ju vijë turp nga ajo lloj drejtësie ndërkombëtare. Vetëm javën e kaluar, zoti president, një tjetër prokuror i financuar nga ky vend i madh e tatim paguesit e tij kërkoi 45 vjet burgim për të, një kërkesë që shkaktoi një valë tronditëse poshtërimi në të gjithë tërësinë e një vendi paqedashës. Dhe në këtë moment ka vetëm disa muaj që qëndrojnë midis një njeriu që u ngrit nga rezistenca ndaj spastrimit etnik për t'u bërë paqebërës dhe një rezultati shkatërrimtar në një gjykatë që deri më tani ka dështuar në çdo hap të vetin t'ju përmbahet standardeve të drejtësisë demokratike. Për hir të Zotit zoti president le të bëjmë diçka përpara se siç thoni ju gjëra shumë të këqija të mund të ndodhin sërish" tha Rama më 19 shkurt.
U.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Shkurt, 09:49
Kush e ka fajin për shembjen e rrugës Librazhd-Prrenjas?
-
Shkaqe natyrore
38.7%
-
Gërryerja lumit
23.7%
-
ARRSH
37.6%
Vota total: 1013
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shembja e aksit Librazhd-Pogradec, Rama ironizon me rrugën e shkatërruar në Portugali: Opozita atje është në gjumë, as kjo e jona s'e ka denoncuar ende në SPAK (VIDEO)
25 Shkurt, 18:05
-
Banjat e Bënjës drejt transformimit të plotë turistik, Rama: Shumë shpejt me standarde moderne dhe infrastrukturë të re
25 Shkurt, 16:26
-
Industria ushtarake/ Vengu: Në prill nis prodhimi i dronëve, 252 ushtarë të rinj! Kingji: S’kemi ende ndarje operacionale për trupat në Gaza
25 Shkurt, 14:37
-
Molotovët drejt xhamisë/ Berisha nuk tërhiqet nga dhuna: Ne mbajtëm qëndrim korrekt! PS është organizatë kriminale
25 Shkurt, 14:06
-
VIDEO/ Me dy gishtat lart, dhëndri i Berishës përdor xhaminë si bazë gjatë protestës me molotovë! Orienton militantët nga ballkoni
25 Shkurt, 12:59
-
Balla në Bruksel me Raporterin për Shqipërinë: Negociatat mbyllen në 2027, ritmi nuk ndalet
25 Shkurt, 12:06
-
Kush do ta drejtojë Kosovën? Analistët: Mungesa e mbështetjes partiake vështirëson rikandidimin e Osmanit
25 Shkurt, 11:50
-
‘Frika e vërtetë e Berishës është 21 janari’, Beqiri: Pas Mediut, radhën për masakrën e Gërdecit e ka Shkëlzeni
25 Shkurt, 11:43
-
PS mbledh nesër Grupin, nis me fjalën e Ramës, ministrat ‘bilanc’ të punës! Pritet të vendoset fati i Belinda Ballukut
25 Shkurt, 10:41
-
9 muaj pas zgjedhjeve, PPE sjell misionin faktmbledhës në PD! Berisha: Presim rekomandime e mbështetje për zgjedhje të lira
25 Shkurt, 10:10
-
Përkushtim dhe standarde të larta për qytetarët, Rama: 300 ndërhyrje të kryera në Spitalin Memorial të Fierit që nga janari
25 Shkurt, 08:08
-
Rama krah Trump në Bordin e Paqes, Demo për 'Repolitix': Raporte të shkëlqyera me SHBA! Një vizitë e kryeministrit në Shtëpinë e Bardhë, krejtësisht e mundur
24 Shkurt, 23:16