Në pritje të një fëmije pas rikthimit me Donaldin? Bora Zemani tregon si qëndron e vërteta

Në pritje të një fëmije pas rikthimit me Donaldin? Bora Zemani tregon si qëndron e vërteta

Bora Zemani

Historia e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt është ndër më të përfolurat në faqet rozë. Së fundmi, janë sërish pranë njëri-tjetrit duke shijuar dashurinë. Një parashikuese tha në një intervistë televizive se Bora është në pritje të një fëmije, por moderatorja i ka shuar dyshimet.

“Më thanë që e kam çun. Për momentin jo, nuk jam shtatzënë…”, tha Bora.

Më parë, vetë mderatorja ka folur për jetën personale duke treguar se sa e vështirë ka qenë fëmijëria për shkak të vështirësive ekonomike dhe gjendjes shëndetësore të babait.

“Fëmijëria ime ka qenë shumë e bukur. Të gjithë jemi rritur me kushte të vështira, si të gjithë shqiptarët, por me shumë dashuri nga prindërit tanë. Të gjitha vështirësitë ekonomike apo shëndetësore, nuk janë ndjerë shumë se familja ka qenë e bashkuar dhe shumë mbështetëse. Babai ka qenë i sëmurë kur kam qenë e vogël. Si vajza e babait e kam përjetuar më shumë seç ishte problemi. Sot kanë kaluar të gjitha, ai është shumë mirë dhe është pika ime e dobët. Ka qenë mami pjesë shumë dominante e familjes.

Ajo ka qenë gjithmonë aty, duke na shtyrë që të merreshim me sa më shumë aktivitete. Ne kemi pasur disa probleme, kur kam lidhur unë kemi jetuar në bllok. Por në 97’ shtëpia u mor. Pastaj ishim pa shtëpi por u sistemuam në një dhomë shumë të vogël. Sado e vështirë, unë e kujtoj si periudhë shumë të bukur. Dua t’i shoh anën pozitive të gjitha gjërave”- zbuloi ndër të tjera Bora Zemani.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Dorian Teliti: Gjykata Kushtetuese të shfuqizojë tatimin për profesionet e lira

Dorian Teliti: Gjykata Kushtetuese të shfuqizojë tatimin për profesionet e lira