Sulmet e LSI si i përfshirë në skandalin e inceneratorëve, Alqi Bllako: Hakmarrje personale! S'kam pasur asnjë rol në dhënien e asnjë kontrate koncesioni

Sulmet e LSI si i përfshirë në skandalin e inceneratorëve, Alqi Bllako: Hakmarrje personale! S'kam pasur asnjë rol në dhënien e asnjë kontrate koncesioni

Deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako i është përgjigjur sulmeve në adresë të tij nga Lëvizja Socialiste për Integrim në lidhje me inceneratorët. Të gjitha këto akuza, Bllako thotë se janë një hakmarrje personale e Monika Kryemadhit, kryetares së LSI-së, akuza që sipas tij janë të pabaza, për pasojë thekson se ka zgjedhur që të sqarojë edhe opinionin publik. Në reagimin e tij, deputeti thotë se ai nuk ka pasur asnjë në dhënien e asnjë kontrate koncesioni, gjatë ushtrimit të detyrës, si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, në kohën kur dikasteri ishte nën drejtimin e Lefter Kokës asokohe, ky i fundit i arrestuar.

"Prej disa kohësh, jam vendosur në shënjestrën e pronarëve të LSI-së për hakmarrje personale, jo për arsye parimore. Në respekt të transparencës dhe interesit publik, më duhet të sqaroj disa pika kyçe për të rrëzuar njëherë e mirë mashtrimet e LSI.

1 - Nuk kam pasur asnjë rol në dhënien e asnjë kontrate konçesioni, gjatë ushtrimit të detyrës, si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit. Ligji i Koncesioneve dhe Partneritetit Publik Privat përcakton se Sekretari i Përgjithshëm, nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë në procedurë, nëse nuk është pjesë e komisionit përgjegjës për dhënien e konçensionit. Nuk kam qenë kurrë anëtar i 3 komisioneve përgjegjëse për dhënien e 3 konçensioneve, për të cilat hidhen akuza. Nuk kam marrë pjesë kurrë në asnjë prej mbledhjeve të zhvilluara nga këto komisione.

2 - Nuk kam vepruar kurrë në konfilikt interesi, siç mashtrojnë me dashje kundërshtarët politikë. Gjatë kohës së shpalljes së fituesit për impiantin e Tiranës nuk ushtroja detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit. Fituesi është shpallur në 17 Gusht 2017 dhe kontrata është lidhur në 31 Gusht 2017. Kam ndërprerë mardhëniet e punës në Ministrinë e Mjedisit më 27 Korrik 2017 dhe jam emëruar Sekretar i Përgjithshëm në Presidencë më 31 Korrik 2017.

3 - AKUM, agjenci që e kam drejtuar nga 26 Shkurt 2019 deri më 05 Mars 2021 ka ZERO lidhje me impiantin e Tiranës. Kjo agjenci nuk ka qene kurrë pjesë as në procedurë, as në menaxhim. Kjo vlen njësoj për periudhat e si për drejtuesit para meje, ashtu dhe për ata pas meje. AKUM nuk ka asnjë rol në politikbërjen apo menaxhimin e mbetjeve. AKUM është agjencia përgjegjëse vetëm për ndërtim infrastrukture në sektorin e mbetjeve.

4 - Më e rëndësishmja! Babai im nuk ka përfituar kurrë asnjë qindarkë prej meje. Im atë është një nga sipërmarrësit e parë në vitet ‘90. Si inxhinier mekanik, i specializuar për industrinë është profesionist dhe sipërmarrës i mirënjohur në këtë fushë prej 31 vitesh. Nuk ka asnjë konflikt interesi timin me punën e kryer prej tij në Impiantin e Tiranës, punë që e ka filluar 1 vit e 3 muaj, pasi isha larguar nga Ministria e Mjedisit dhe ushtroja detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Presidencë. Im atë, ka lidhur një kontratë afatshkurtër me afat të përcaktuar, si përgjegjës për detajimin e projektit mekanik, pjesë kjo e projektit tërësor të zbatimit, projektim i ardhur nga një kompani ndërkombëtare. Zero vendimarrje e imja, në çdo hallkë të këtij proçesi! Zero konflikt interesi", shkruan ai.

Ndërkohë, ka edhe një paralajmërim për LSI-në.

"Ata që akuzojnë kanë të drejtë vetëm për diçka! “Follow the money" dhe shumë shpejt do të mbërrijmë në destinacion", përfundon Bllako. 

Alqi Bllako është një nga tre personat e kallëzuar nga SPAK për aferën e inceneratorëve në akuzën e "shpërdorimit të detyrës" si edhe "shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera".

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbeni: 28/12/2021 09:14

    O Alqi plehra, ti meriton burgrun se ke marre rryshfet nga djersa dhe gjaku shqiptareve. O Fundrrine e pashembullt, si ke fytyre qe del neper media ti? Si ka mundesi qe 1 pensionist qe "punon" tek incineratori merr rroge 6 here me shume se Kryeministri Republikes, vetem pse eshte babai yt?

    Përgjigju
  • Arber: 27/12/2021 22:44

    o Alqi ti duhet te ishe ne burg, e rendesishme eshte qe do shkosh ne burg. Sa do te shtysh kohen ne burg do shkosh

    Përgjigju
  • Arti: 27/12/2021 15:11

    Alqi po ke ujsjellsat e di ti mir po hajde si Shish i ka ter indormacionet per ty e ca te tjer

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur