Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko siguroi qytetarët se depozitat e tyre bankare janë të sigurta, pavarësisht sulmeve të protestuesve ndaj institucioneve financiare.
Referuar sulmeve të protestuesve të dhunshëm, Sejko tha se duke goditur bankat, goditet e gjithë ekonomia dhe shoqëria shqiptare, pasi sipas tij, efekti është zinxhir.
“Ne koordinuam sëbashku veprimet dhe sot me praninë e kryeministrit dhe ministrave do të diskutojmë edhe njëherë për vijueshmërinë e sistemit bankar e financiar, sepse kjo është një e mirë për ekonominë dhe bizneset, që duhet të vijojë funksionimin pa u cenuar. Ne si Bankë Shqipërie kemi pasur nën funksion të gjitha shërbimet. Ajo që kemi dashur të theksojmë është që pavarësisht tensionit, depozitat e qytetarëve janë të sigurta. Bankat janë me likuiditet shumë të mirë. Ne duam që kjo industri të vijojë sa më mirë, sepse pasojat do të ishin zinxhir. Garantoj kryeministrin dhe të gjitha bizneset se Banka e Shqipërisë do të vijojë operacionet dhe do i përgjigjet të gjitha kërkesave që kanë qytetarët”, tha mes të tjerash Sejko.
Lajmi kryesor:
Sulmet e protestuesve ndaj bankave, Rama: S'ka ndodhur as në 1997-ën, të orkestruara nga forca të huaja që duan destabilizimin e Europës! Sejko: Llogaritë dhe kursimet janë të sigurta (VIDEO)




