TIRANË- Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar në lidhje me qëndrimet publike si dhe mënyrën e raportimit në media për sulmet kibernetike nga Irani. Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se për këto sulme nga një shtet agresor ka shumë trillime dhe tregohet një ligësi e neveritshme në raport me vendin dhe njerëzit.
“Kënaqësia që pjell kaq shumë trillime, shpotitje dhe akuza lidhur me sulmet kibernetike nga një shtet agresor, përveçse për padije të thellë mbi fushën e përtaci të madhe ndaj informacionit, flet për një ligësi të neveritshme në raport me vendin e me njerëzit e këtij vendi”, shkroi Rama në Tëitter.
Opozita ka gjetur përgjegjëse qeverinë për sulmet kibernetike nga Irani, duke theksuar se dëshmi që vendi është i pambrojtur. Opozita kërkon nga qeveria të punojë për të rritur masat e sigurisë për shmangien e sulmeve kibernetike nëpërmjet investimeve serioze.
Ndërsa një lajm të publikuar një ditë më parë në media, në lidhje me mosfunksionimit e sistemit TIMS në pikat kufitare pas sulmit të dytë kibernetik të Iranit, kreu i qeverisë e cilësoi si lajm i një fesë tallavaje dhe që disa portale që s’duan t’ia dinë për informimin e publikut.
Sistemi TIMS në vendin tonë u bë pre e një sulmi kibernetik nga qeveria e Iranit të premten në mbrëmje, duke shkaktuar radhë në të gjitha pikat kufitare në vend. Pas pak më shumë se 24 orësh ndërprerje sistemi TIMS u rikthye në normalitet në të gjitha pikat kufitare.
Ky është sulmi i dytë kibernetik që Irani bën ndaj Shqipërisë. Herën e parë, në korrik të këtij viti goditi shërbimet online, ku prej gati 4 javësh ato mbetën të bllokuara, Si rezultat i hetimeve u dol në përfundimin se ishte Irani që financoi sulmin. Nisur nga provat e pakundërshtueshme, Shqipëria mori vendimin për të prishur marrëdhëniet diplomatike.
/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7486
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Çifti nga qyteti' që zgjodhën për të investuar në Zhulat të Gjirokastrës, Rama: 'Paketa e Maleve', mbështetje për turizmin
23 Nëntor, 09:49
-
Rama njofton takimin me Diasporën të dielën në Londër: Radha me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030!
22 Nëntor, 18:09
-
Komisioni Evropian mirëpret përfshirjen e Shqipërisë në zonën unike Euro (SEPA): Një hap përpara në integrimin drejt BE!
22 Nëntor, 16:44
-
Akademia Politike e PS-së, Rama: Më shumë të rinj që duan të angazhohen
22 Nëntor, 13:32
-
Reagimet e politikës për Ditën e Alfabetit! Rama: Gjuhën ta duam e përcjellim! Begaj: Simbol i bashkimit kombëtar! Basha: Prioritet për emigrantët
22 Nëntor, 08:56
-
Dita Kombëtare e Alfabeti/ Publikohet drafti i fjalorit të Gjuhës Shqipe, 120 mijë fjalë! Gjinushi: U morën 25 hartues
22 Nëntor, 08:01
-
Vrasja e 14 vjeçarit pranë shkollës 'Fan Noli', qytetarët pro nismës së mbylljes së TikTok dhe Snapchat
21 Nëntor, 18:10
-
Shqipëria pjesë e sistemit unik europian të pagesave! Rama: Hap i madh drejt BE-së në 2030! Nga 2025 dërgesat e parave nga Europa e anasjelltas pa kosto financiare
21 Nëntor, 16:58
-
Kuvendi Kombëtar i Gjuhës, Emil Lafe: Duhet mbrojtje ligjore! Nesër publikohet drafti për Fjalorin e madh të Shqipes
21 Nëntor, 12:03
-
Nesër publikohet drafti i fjalorit të madh të Gjuhës Shqipe, Rama: E hedhim në konsultim publik! Të mbrojmë shqipen nga barbarët e rrjeteve sociale
21 Nëntor, 10:58
-
Nis së shpejti projekti i ripërtëritjes së Ujërave Termale të Bënjës në Përmet, destinacion që preferohet nga turistët
21 Nëntor, 08:16
-
Vrasja e 14 vjeçarit, psikologia për Report Tv: Mbyllja e Tik Tok dhe Snapchat një masë jo vetëm për adoleshentët, por edhe ndaj atyre që kanë varësi
20 Nëntor, 20:54
Imoraliteti i kryedallkaukut te qeverise se pykave nuk ka te sosur ashtu sic dhe injoranca arrogante e tij. Qe ne menyre kaq kafsherore, paetike zyrtare dhe njerzore leshon akuza dhe fyrje ndaj kujdo qe nuk ndan te njejten mendje ose refuzon te serviloset apo rreshtohet si skllav pas potureve patronazhitare te tij.
PërgjigjuRama do bente mire te fillonte analizen nga gabimet e administrates. thjeshte per te dhene dy shembuj: 1. cfare hetimesh u bene per listat e ptronazhisteve ? si ka mundesi qe perfaqusues te PS kishen ato te dhena te detajuara? 2. Cfare kriticitetesh nxorren hetimet e priblikimit te pagava te shqiptareve ? Cfare masash jane marre dhe kush u denua dhe sa u denua? ankohemi per Iranin qe zhbiron IT shqiptare... ne fillim te analizojne problemet brenda shqiperise.
PërgjigjuMbi "ligesine e neveritshme" te komentuesve prevalon sociopatia jote dhe uzurpimi i drejtesise per te mbrojtur krimin,korrupsionin dhe varferimin deri ne palce te ketij populli fatkeq.
Përgjigjusi pd dhe irani jane pa pune keshtuqe keta te pd sduhen me fol fare se na shpifen
Përgjigjuirani nuk paska pun tjeter po gjithesesi neve jemi me se te pergatitur
PërgjigjuKujdes B..... tani se vetem ajo te ka ngelur. Mbase ...! Qesharak si shkarravinat qe i shet per art...!
Përgjigjusa te jeni juve z.rama neve do te kalojme cdo problem sic keni bere deri me tani,shum respekte per juve
Përgjigjuinformacionet qe duhet te jen private nuk duhet te dali ne publik dhe sidomos ne kontrrol nga nje shtet tjeter
Përgjigjusulmi kirbenetik eshte shume i rrezikshem per te gjithe boten
PërgjigjuEsht kjo media e cila gjithmon e ben qimen tra per qellime ogurzeza
PërgjigjuPd i nxjerr gjithe keto ligesi se e kane trurin dhe gojen te lidhur me zorren e trashe
PërgjigjuNjk e kuptoj sesi kenaqen ca njerez kur sulmohen sistemet qeveritare qe kane te gjithe te dhenat tona
PërgjigjuPo nevojtorja do flase gjithmone nuk do pushojne kurre por se kush i degjon aty eshte halli
PërgjigjuShpresoj qe keto sulme mos te perseriten m dhe irani te paguaj per cdo kirm kibernetik te bere ndaj vendit tone
PërgjigjuNuk eshte neboja ti fryem kaq shume gjerat dhe dicka te vogel ta bejm kaq alarmante qeveria po punon dhe po ben te pa munderen per kete situat
PërgjigjuKemi besim se nga te gjitha keto sulme vendi yne do te dal i fituar dhe irani do te demshperblej vendin tone per te gjithe ktimet e bera
Përgjigjuflasin ato te opozites kot pas koti se kur ishin ato ne pushtet nuk zgjidhen gje
PërgjigjuTurpppp per tere keto negative qe kemi ne vendin tone dhe as lajmet nuk i japin ndonjehere te verteta
Përgjigjushpresoj qe ky sulm te mbaroje sa me pare
PërgjigjuMe vjen vertet keq qe rrethohemi nga njerez qe kenaqen nga gjerat e keqija qe i ndodhin popullit
Përgjigju