Sulmet ndaj KZAZ-ve nga PD/ Rama: Kryebashkiakë hiqni dorë! Mos merrni veten në qafë duke u kthyer në të pandehur

Pas sulmeve të njëpasnjëshme ndaj KZAZ-ve të orkestruara nga PD-ja, më e fundit ajo në Bushat, kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje krerëve të bashkive të djathta që të heqin dore, duke i paralajmëruar për dënimin që marrin në bazë të Kodit Penal për krimet zgjedhore. Sipas tij, këto sulme vijnë nga mllefi që kanë këta kryebashkiakë që nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit,  duke theksuar se fajtorë për këtë janë "katërshja", Berisha, Basha, Kryemadhi dhe Meta.

"Çdo kryebashkiak që merret me brava shkollash të caktuara si qendra votimi, në përpjekjen harbute dhe qesharake, për të penguar zgjedhjet me dyer të mbyllura me çelësa marrëzie, bën mirë të lexojë Kodin Penal për krimet zgjedhore e të heqë dorë sa pa rënë në dorën e drejtësisë. Askush tjetër përveç katër të marrëve që i udhëheqin, s’u ka faj kryebashkiakëve të opozitës për largimin nga gara zgjedhore, ndaj ata le të merren me hapjen e dyerve të partive përkatëse, jo të marrin në qafë veten e punonjësit e tyre, duke u kthyer në të pandehur për dyert e QV", shkruan Rama. 

Disa nga Bashkitë që e djathta që kanë pasur përplasje janë Klosi, Burreli, Lezha, Kamza, Kukësi, Shkodra, Kavaja, Vau i Dejës, ku militantë të PD-së të udhëhequr nga përfaqësues të kësaj force politike, kanë tentuar që të futen brenda këtyre ambiente dhe shkatërrimin e materialeve zgjedhore. Në disa KZAZ ka pasur konfrontime të forta me policinë, zjarr dhe dhunë ndaj uniformave blu.

Kodi Penal për krime zgjedhore parashikon dënim nga 1-5 vite burg.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi