Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se nëntë ndihmësmjekë u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën nga pesë sulme në jug të Libanit.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se sulmet goditën skuadrat e emergjencës në disa fshatra ndërsa ata ishin në detyrë. “Punonjësit e shëndetësisë janë të mbrojtur nga ligji humanitar ndërkombëtar dhe nuk duhet të sulmohen kurrë”, u shpreh ai.

Incidentet e fundit e çojnë numrin e punonjësve të shëndetësisë të vrarë në mars të paktën në 51, me më shumë se 120 të plagosur që nga intensifikimi i përleshjeve më herët këtë muaj, sipas Ministrisë së Shëndetësisë Publike të Libanit.

OBSH thotë se sulmet po pengojnë rëndë qasjen në kujdesin shëndetësor në të gjithë jugun e Libanit. Katër spitale dhe më shumë se 50 qendra parësore të kujdesit shëndetësor janë detyruar të mbyllen, dhe disa të tjera po funksionojnë me kapacitet të reduktuar pas dëmtimeve të pësuara.

Ministri libanez i Shëndetësisë, Dr. Rakan Nasser Al-Din, duke folur për gazetarët, tha se qeveria ka regjistruar të paktën 75 sulme ndaj sektorit shëndetësor deri më tani. Duke treguar imazhe të objekteve mjekësore të dëmtuara, ai hodhi poshtë pretendimet se po përdroheshin për qëllime ushtarake, duke thënë se ato ishin “qendra primare të kujdesit shëndetësor” dhe mjete shpëtimi.


Lajmi kryesor:

1 muaj luftë/ Sulmet izraelite vrasin 3 gazetarë në Liban, Irani hap Ngushticën e Hormuzit për 20 anije pakistaneze! Huthët hedhin 2 raketa në Izrael