Sri Lanka- Tre ditë pas sulmit me bombë në dy kisha dhe hotele gjatë kremtimit të Pashkëve katolike, policia ka deklaruar se janë identifikuar 8, nga 9 autorët.
Në një konferencë për shtyp, ministri i Mbrojtjes, Ruwan Wijewardene tha se sulmet në bombë janë bërë nga 9 persona, një prej tyre grua. Wijewardene bëri të ditur se autorët e kësaj tragjedia vinin nga familje të shëndosha, ku ka theksuar se kanë qenë të mirëarsimuar në universitete jashtë vendit.
"Shumica e tyre janë të arsimuar mirë me shkollë të mesme ose të lartë, kështu që kanë qenë financiarisht të pavarur dhe familjet e tyre kanë pasur një stabilitet financiar. Ne besojmë se një nga autorët ka studiuar në UK dhe ka bërë specializime në Australi", tha ministri i Brendshëm.
Si pasojë e sulmeve, humbën jetën 300 persona e ndërsa 500 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Raportohet se viktimat nuk ishin vetëm vendas, por nga shtete të ndryshme të botës.