Policia e Vlorës ka identifikuar një prej autorëve të dhunës ndaj avokatit të Ilir Metës, Kujtim Cakranit.
Bëhet fjalë për një 40-vjeçar me iniciale S.Xh., i cili është shpallur në kërkim për “plagosje të rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Ndërkohë vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Kujtim Cakrani gjendet ende nën kujdesin e mjekëve në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ndodhi ditën e diel në një pikë karburanti në rrugën Transballkanike. Avokati tha se u konfliktua me dy persona të tjerë për derën e një automjeti të lënë hapur. Sipas tij, personat e provokuan dhe më pas e goditën pas koke me një mjet prerës.
Ai mohoi të kishte konflikte të hapura.
Komente











