Një shtetas 51-vjeçar ka rënë pre e një sulmi kibernetik, ku sipas policisë rezulton t'i kenë vjedhur mijëra euro. 

Viktima e krimit kibernitik ka qenë shtetasi me inicialet A.K, i cili ka qenë duke kryer një transfertë eurosh për një kompani britanike, kur një person i ka ndërhyrë në email dhe eurot janë transferuar në një llogari tjetër.
 
Dyshohet se veprimi është bërë nga hakerat, të cilët kanë çuar eurot në një llogari jashtë shtetit.

Redaksia Online
J.Sh/Shqiptarja.com