Sulmi me armë, gazetarja Klodiana Lala dëshmon para grupit hetimor (Detaje)
REPORT TV mëson se paraditen e sotme është zhvilluar një takim në prokurorinë e Tiranës mes drejtueses së këtij institucioni Elisabeta Imeraj, drejtorit të Policisë së Shtetit Veliu, atij të Tiranës Skënderaj dhe vetë gazetares Klodiana Lala.
TIRANE-Pas 24 orëve askush nuk është në pranga për sulmin me armë zjarri mbi banesën e prindërve të gazetares së kronikës Klodiana Lala. REPORT TV mëson se paraditen e sotme është zhvilluar një takim në prokurorinë e Tiranës mes drejtueses së këtij institucioni Elisabeta Imeraj, drejtorit të Policisë së Shtetit Veliu, atij të Tiranës Skënderaj dhe vetë gazetares Klodiana Lala. Pas takimit gazetarja dha dëshminë para grupit hetimor, ndërsa hetimet janë fokusuar në pistën e kërcënimit për shkak të detyrës.
REPORT TV mëson se ka një rreth personash që do të shoqërohen për të hedhur dritë mbi ngjarjen, ndërsa drejtuesit e policisë së shtetit dhe Tiranës pas përfundimit të takimit nuk kanë pranuar që të japin asnjë deklaratë. Ndërkohë që grupi hetimor ka marrë dëshmitë e para, ka analizuar tabulatet e bisedave telefonike për të shkuar në gjurmët e autor/ëve të ngjarjes.
Ngjarja e pazakontë ndodhi mëngjesin e djeshëm në fshatin Domje të Tiranës, aty ku prej vitesh jeton familja e gazetares së kronikës së zezë, Klodiana Lala. Banesa e prindërve të saj, përjetoi momente terrori, pasi rreth orës 03:00 të mesnatës persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi, banesën e familjes së gazetares Lala.
Qëllimi i kriminelëve ka qënë të jepte një mesazh të fortë gazetares, duke nënkuptuar se të godasim familjen, nëse na përmend emrin në kronikat televizive. Kjo e fundit kishte vetëm disa orë që ishte larguar nga shtëpia e prindërve, ku së bashku me bashkëshortin e saj kanë udhëtuar në drejtim të Tiranës, aty ku jetojnë së bashku. Dy vajzat e saj të mitura, i ka lënë në banesën e prindërve, nën shoqërinë e 6 personave të tjerë, si dy gjyshërit, motrës, vëllait dhe dy krushqve,që kishin mbërritur për vizitë nga Italia.
Fatmirësisht breshëria e automatikut nuk ka sjellë asnjë dëm në njerëz, vetëm dëme materiale. Besohet se autori i krimit është larguar me automjet nga vendi i ngjarjes për të mos u identifikuar ende dhe sot. Pak ditë më parë gazetarja Lala ka botuar në një kronikë televizive një bisedë të përgjuar mes deputetit të PS Jurgys Çyrbja me një person me precedentë penalë. Mësohet se ministri Xhafa i ka siguruar mbrojtjen familjes së gazetares dhe vetë asaj, ndërkohë ka premtuar se ngjarja do zbardhet.
Makina e Drejtorit të Policisë Veliu sot të Prokuroria e Tiranës
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.3%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4542
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Regjistrohet në QKB kompania shtetërore e prodhimit armëve KAYO e Ministrisë së Mbrojtjes, Ardi Veliu zgjidhet drejtor
17 Tetor, 13:35
-
SPAK 'rihap' 21 janarin, Elisabeta Imeraj në ‘Frontline’: Shpresoj që Basha të bashkëpunojë me drejtësinë! Berisha mund të merret në pyetje edhe pse në arrest
23 Korrik, 19:40
-
Komisioni hetimor i TIMS/ Salianji kalon në gjuhë ofenduese drejt Veliut: Je kokë e këmbë lesh! Ish-drejtori i AMP-së: Nuk kam ardhur këtu të tallesh
2 Korrik, 14:15
-
TIMS/ Dëshmon me dyer të mbyllura drejtoresha e SHISH! Hyseni hedh poshtë akuzat e Salianjit: S'jam shmangur, isha në Bruksel
2 Korrik, 10:52
-
Debati i Dumanit me Nokën te ‘Ligjet’, ish-prokurorja Imeraj: S’mund të intimidohet prokuroria me dyshime për dekonspirim
23 Maj, 15:33
-
’21 janari’, Elisabeta Imeraj në ‘Frontline Interview’: Duhet të hetohet, pse u vranë 4 protestues të pafajshëm
14 Maj, 19:25
-
Bilanci i SPAK, Imeraj: Transparencë për problematika të shoqërisë e për të nxjerrë në pah punën! Valteri: Dumani u tregua arrogant, i dobët në argument
4 Prill, 22:12
-
Amnistia penale/ Imeraj: Duhet transparencë, s’dimë çfarë miratuan! Hoxha: Përfshin 15 vepra të korrupsionit
4 Prill, 21:34
-
’21 janari’/ Ish-prokurorja Imeraj: Dështim i drejtësisë, ata që s'e hetuan, duhet të dorëhiqeshin! Qefalia: U penguan të merrnin provat
7 Mars, 22:36
-
Beleri në burg, Imeraj: E rrezikshme të mendohet se të gjitha gjykatat kanë gabuar, të presim arsyetimin! 'Gabimet' e procesit
7 Mars, 21:28
-
Report Tv mëson emrin e kreut të ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ja kush zëvendëson Ardi Veliun
24 Nëntor 2023, 14:28
-
Gara për kreun e AMP, Report Tv siguron 5 emrat e përzgjedhur mes 26 kandidatëve! Zbulohet dhe më favoriti
22 Nëntor 2023, 14:08
Z Lala dikushi komenton qe te hedhdsh kanidaturen per deputete e pa variety eshte ide e mire dhe je e mbrojtur me statusin e deputetit dhe zeri yt do te degjohet nga populli ne kuvend ti fiton
Përgjigju