Sulmi me një të vdekur dhe pesë të plagosur në Itali, Adriano Galliani tregon gjendjen e futbollistit të Monza: Kishte një plagë të thellë në shpinë

Sulmi me një të vdekur dhe pesë të plagosur në Itali, Adriano Galliani tregon gjendjen e futbollistit të Monza: Kishte një plagë të thellë në shpinë

Galliani dhe Pablo Mari

Drejtori sportiv i Monza në Serie A, Adriano Galliani tregon për TG2 se gjendja e Pablo Mari është e stabilizuar dhe 29 vjeçari është jashtë rrezikut për jetën. Mbrojtësi spanjoll është një nga pesë të plagosurit e sulmit me thikë që ndodhi sot pasdite  në një qendër tregtare pranë Milanos. Galliani ka folur nga spitali, ku u interesua për gjendjen e Pablo Mari. Fatkeqësisht arkëtari i supermarketit ndërroi jetë nga sulmi me thikë i agresorit 46 vjeçar.

"Fatkeqësisht mora një lajm të tmerrshëm, ka vdekur arkëtari i dyqanit. Përsa i përket Pablo Marì ai kishte një plagë mjaft të thellë në shpinë, depërtuese, e cila  nuk preku organet vitale si mushkëritë apo të tjera. Mbrojtësi nuk është në rrezik për jetën, sigurisht që ka probleme por duhet shërohet shpejt me gjithë disa muskuj të lënduar. Ai është i vetëdijshëm, lajmet që vijnë nga infermieret thonë se po qepin plagën", tha Galliani.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

EUROPOL godet grupin kriminal të drogës në Spanjë, 9 në pranga! Shqiptari u pastronte paratë përmes kriptomonedhave

EUROPOL godet grupin kriminal të drogës në Spanjë, 9 në pranga! Shqiptari u pastronte paratë përmes kriptomonedhave