Sulmi ndaj Gjokës, Ademi: Nuk ka 
ndodhur as në 1997, por ecim para

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar pas sulmit ndaj trajnerit të Vllaznisë, Gjoka pasditen e djeshme. Ademi deklaroi se incidenti nuk i bën nder qytetit të Shkodrës dhe kërkoi zbardhjen e ngjarjes për të vendosur autorin sa më shpejt para drejtësisë.

"Nuk ka ndodhur as në 1997 një ngjarje e tillë. Incidenti me Gjokën është një ngjarje e rëndë. Kush kërkon të cënojë Vllazninë nuk do ia arrijë. Ajo që ka ndodhur nuk është në nderin e Shkodrës. Kërkojmë zbardhjen e ngjarjes. Ne do të vazhdojmë para" tha kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, e cila është edhe Presidente e klubit.

Report TV zbardhi dinamikën e ngjarjes
Një person fillimisht e goditi trajnerin Gjoka me grusht dhe pas goditjes së fortë tekniku u rrëzua në tokë. Më pas agresori tentoi ta qëllonte edhe me thikë trajnerin e Vllaznisë, por Gjoka reagoi duke e shtyrë me këmbë dhe shmangu goditjen. Për incidentin është vënë në dijeni edhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Autori i  sulmit është identifikuar dhe po punohet për arrestimin e tij. Në momentin e agresionit, Gjoka ishte në shoqërinë e kapitenit të Vllaznisë Gilman Lika.

d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi urdhëron ekstradimin në SHBA të ish-bosit koreanojugor të kompanisë së kriptomonedhave

Mali i Zi urdhëron ekstradimin në SHBA të ish-bosit koreanojugor të kompanisë së kriptomonedhave