Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, sulmoi dje shefin e delegacionit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, duke e quajtur avokat të kryeministrit Edi Rama në Bruksel, i cili nga ana tjetër sipas tij, mjegullon qëndrimin e PD-së, pro integrimit.

Juristi Kreshnik Spahiu tha në "Repolitix" me Denis Mingën në Report Tv, se sulmet e Berishës ndaj ambasadorëve të huaj, europianë dhe amerikanë, fatkeqësisht janë të përsëritura dhe të dëgjuara prej 36 vitesh.

"Qofshin parlamentare apo jo parlamentare, më të reja apo të vjetra, nuk ndryshojnë kryetar, humbin apo fitojnë zgjedhjet, qoftë ato që janë krijuar para 30 vjetësh, qoftë ato që janë krijuar para 6 muajsh, nuk ndryshojnë kryetar. Ne kemi insistuar dhe Kosovë, Vetëvendosja e kishte që kryetari nuk mund të jetë më shumë se dy mandate, dhe Albin Kurti e ndryshoi. Fakti që sulmon ambasadorin Gonzato është sjellje normale e Berishës. Ky është sulmi më normal, se vjen pas asaj që e shau homoseksual, para dy muajsh e sulmoi për prirjet e tij gjinore. Këtë thoshte edhe për ish-ambasadoren Vlahutin, i thotë që ka blerë vila, që është prostitutë",- tha Spahiu.

I pyetur për sulmin e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato, Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë deklaroi për Report Tv se “nuk komentojmë mbi spekulime”.


Lajmi kryesor:

Spahiu: Kandidimi i Berishës i paligjshëm, Salianji duhet t'i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD