Sulmi ndaj Hezbollah/ Në fillim ra një sinjal për 10 sekonda, pastaj u dëgjua shpërthimi! Kështu u aktivizuan mijëra bipera, ambasadori iranian humbet shikimin

Sulmi ndaj Hezbollah/ Në fillim ra një sinjal për 10 sekonda, pastaj u dëgjua shpërthimi! Kështu u aktivizuan mijëra bipera, ambasadori iranian humbet shikimin

Moment pas ngjarjes në Liban, të plagosurit dërgohen në spital

Liban- Rreth 500 anëtarë të Hezbollahut raportohet se humbën shikimin pas shpërthimeve në Liban dhe Siri ditën e martë (17 Shtator).

Aleatët e Hezbollahut në Siri u goditën gjithashtu. Edhe ambasadori iranian në Liban ka humbur shikimin. Bejruti akuzon Izraelin, i cili nga ana e tij nuk komenton. Burimet amerikane treguan se Izraeli kishte vendosur të shpërthejë pagersat (minicelularë biper), më herët se sa pritej, nga frika se Hezbollahu do të zbulonte operacionin, shkruan “La Repubblica”.

Por çfarë ndodhi në momentin fatal, shpërthimin e telekomanduar me një buton?

Gazeta italiane, por edhe media të tjera, shkruajnë referuar dëshmive të marra nga të mbijetuarit nëpër spitale se “fillimisht ishte një sinjal zanor dhe më pas “booom”! Shpërthimi i fuqishëm që deri tani ka vrarë 9-18 persona (shifra ende jo zyrtare), plagosi deri në 4 mijë persona dhe 200 prej tyre janë rëndë.

Nasrallah do të flasë nesër

Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, do të mbajë një fjalim nesër pasdite (19 Shtator) në orën 17:00 me orën libaneze, në orën 16:00 në Europë.

Nasrallah do të flasë pas breshërisë së shpërthimeve të biperëve që ndodhën dje në Liban dhe Siri, të cilat shkaktuan vdekje dhe lëndime. Hezbollahu fajësoi Izraelin për shpërthimet.

Një sinjal akustik, pastaj shpërthimi: Ja si u verbuan anëtarët e Hezbollahut nga pagersat

Pagersat (pejxhers) në posedim të anëtarëve të Hezbollahut, të goditur në sulmin e djeshëm në Bejrut dhe rajone të tjera, lëshuan një sinjal akustik për disa sekonda para se të shpërthyen.

Kjo u raportua për “New York Times” edhe nga një anëtar i Korpusit të Gardës Revolucionare, sipas të cilit pajisjet lëshuan një sinjal për afërsisht 10 sekonda, gjatë të cilit pronarët i mbanin pranë fytyrës për t'u përpjekur të lexonin mesazhin.

Në veçanti, sipas të njëjtit burim, pageri i ambasadorit iranian në Liban Mojtaba Amini, lëshoi ​​një sinjal akustik për disa sekonda para se diplomati ta merrte atë dhe të goditej nga shpërthimi.

Irani: Pajisjet me eksplozivë, një akt gjenocidi

Sulmi i Izraelit ndaj pajisjeve të komunikimit në Liban është dëshmi e gjenocidit. Kështu ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kanaani, raporton “Ynet”.

“Izraeli po vë edhe një herë paqen dhe sigurinë e rajonit në rrezik dhe kjo kërkon veprim urgjent ndërkombëtar”, shton Kanaani.

Ambasadori iranian humbi një sy në sulmin me pagersa

Ambasadori i Iranit në Liban, Mojtaba Amani, humbi njërin sy dhe u plagos rëndë në tjetrin, kur një pager që ai mbante shpërtheu në një valë të njëkohshme shpërthimesh që synonin pajisjet elektronike në vend.

Kështu shkruan “New York Times”, duke cituar dy anëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit të informuar për sulmin. Anëtarët e Gardës, të cilët folën në kushte anonimiteti, thanë se lëndimet e Amanit ishin më serioze sesa raportohej fillimisht nga Irani dhe se ai do të fluturonte me helikopter në Teheran për trajtim, shkruan NYT.

Rreth 500 militantë të Hezbollahut humbën shikimin në sulm.

AP: Izraeli informoi SHBA-në në fund të operacionit të faqes

Izraeli informoi Shtetet e Bashkuara për operacionin në të cilin pajisjet e lëshuara për militantët e Hezbollahut në Liban dhe Siri u shpërthyen pas përfundimit të tij.

Associated Press shkroi në faqen e saj të internetit, duke cituar një zyrtar amerikan, i cili foli në kushte anonimiteti. Hezbollahu fajësoi Izraelin për shpërthimet, ndërsa ushtria izraelite nuk pranoi të komentonte, shkruante AP.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të vendosë vota e diasporës fatin e zgjedhjeve 2025?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e Gerti Bogdanit, reagon politika dhe qeveria: Na trondite me ikjen tënde, Gert!

Vdekja e Gerti Bogdanit, reagon politika dhe qeveria: Na trondite me ikjen tënde, Gert!