33-vjeçari Erald Heqimaj, nga Fieri dhe me banim në Tiranë i arrestuar për incidentin në komisariatin nr. 3 gjatë protestës kombëtare të 4 korrikut, është liruar nga qelia me masën detyrim paraqitje.
Prokuroria kërkoi të njëjtën masë që vendosën togat e zeza teksa i riu u arrestua dy ditë më parë. Mbrëmjen e së shtunës, kur protesta e 35-të e ishte thuajse në përfundim, Heqimaj me disa të tjerë që janë shpallur në kërkim, sulmuan dyert dhe dritaret e komisariatit pranë ambienteve të pritjes së qytetarëve.
Ai rezulton pa precedent penal të mëparshëm, ndërsa në dëshminë e tij paraprake ka deklaruar se reagoi në akte të dhunshme i ekzaltuar prej frymës së turmës, e cila gjatë gjithë protestës, pati në fokus kërkesën për lirimin e 19 të arrestuarve pas përplasjeve tek parlamenti.
Përveç Heqimajt, policia identifikoi edhe 11 persona të tjerë, 7 prej të cilëve po hetohen në gjendje të lirë dhe 4 janë shpallur në kërkim.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente











Si ka mundesi te mos arrestohet ky bandit qe sulmoi shtetin me dhune pra komisariatin e pilicise dhe prokueoria dhe gjykata marrin vendim per paraqitje vetem.Cfar vetingu eshte bere ku drejtesia pi humbet dhe ate pak oponion te mire qe kishte me pare.Turp
PërgjigjuNormale sa te kemi gjykates te korruptuar e te pa pergjegjeshem e frikacake keshtu do te vazhdoje
PërgjigjuKush duhet ti paguaj dëmin për shkatërrimin e dritareve banditi Saliut apo Gjygjtarët që e lirojnë?
Përgjigju