Artan Henaj 38 vjec nga Fieri dhe Enkelejda Zace 42 vjeçe nga Elbasani jane çifti shqiptar që policia franceze ka arrestuar si të dyshuar për përfshirje në sulmin e të enjtes në qytetin e Nicës, ku një kamion shtypi për vdekje 84 persona si dhe u plagosën qindra të tjerë. 42-vjeçarja eshte me nenshtetei franceze dhe e martuar me Henaj i cili akuzohet nga autoritetet franceze si bashkepunetor i kateve terroriste.

Çifti shqiptar dyshohet si i shitën armën autorit të tragjedisë i cili u identifikua një franko-tunizian. 

Në muajin maj të vitit 2015 Enkelejda Zace u arrestua për trafik klandestinësh në Francë, pasi bashkë me një tunizian 29-vjeçar, po trafikonte për në Francë 3 sirianë, 3 eritreas dhe një nënë siriane me 2 fëmijë të moshave 2 dhe 5-vjeç.Sipas të dhënave të asaj kohe, emigrantët kishin paguar nga 50 euro për të kaluar në Francë me veturën në pronësi të tunizianit. 

Krahas përplasjes vdekjeprurëse me kamion i cili hyri me shpejtësi përmes turmës, franko-tuniziani Mohamed Lahouaiej Bouhlel ka qëlluar edhe me armë në drejtim të civilëve. Pikërisht arma e përdorur prej tij dyshohet se i është shitur nga çifti shqiptarë, raporton agjensia e e lajmeve Albania Daily News.

Ndërkohë siç mund ta shohim nga dokumenti i mëposhtem 42-vjeçarja shqiptare Enkelejda Zace deri në vitin 2012 rezulton në krye të një firme Zace Interventions e cila ishte themeluar në vitin 2011 dhe merrej me pastrimin e ndërtesave. 

dokumenti


Kompania rezulton e regjistruar pikërisht në Nice ku ndodhi edhe tragjedia. Kompania rezulton me një kapital prej 1000 mijë eurosh.
Gjatë kremtimit të Festës Kombëtare të Francës, Dita e Bastijes, një i ri tunizian Mohamed Lahouaiej Bouhlel, e drejtoi kamionin e tij mbi turmën e njerëzve duke vrarë 84 persona
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)