Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe ambasadori i Francës në Tiranë, Bernard Fitoussi kanë marrë pjesë në ceremoninë e homazheve ndaj masakrës së ndodhur në Paris këtë të premte ku mbeten të vdekur 129 persona. Nishani në fjalën e tij u shpreh se, Shqipëria qëndron krah Francës dhe aleatëve të saj në luftën kundër terrorizmit.
“Së pari dua të shpreh falënderimin dhe vlerësimin tim që u bashkuat sonte në këtë ceremoni nderimi, kujtimi dhe solidariteti. Dëshiroj ta shfrytëzoj edhe një herë këtë ceremoni të sotme për të shprehur në emrin tim personal, në emër të shtetit shqiptar dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë solidaritetin e thellë me Francën, me popullin francez, me institucionet e shtetit francez, të shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjet e viktimave të aktit barbar në Paris, njëkohësisht edhe tërë popullit francez, por dhe të gjithë qytetarëve të botës që përfaqëson botën e civilizuar dhe lirinë", tha Nishani.
Presidenti i Shqipërisë shtoi më tej se beteja ndaj barbarisë do të ketë vetëm një fund. "Më lejoni që edhe një herë të konfirmoj qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë dhe popullit shqiptar në aleancën e tij për të përballuar me sukses betejën dhe luftën e madhe kundër terrorizmit, dhunës, intolerancës. Shqipëria do të vazhdojë të qëndroj në krah të Francës, popullit francez, në krah të gjithë aleatëve të saj në këtë betejë, e cila do të ketë pa dyshim vetëm një fund, fitoren e civilizimit mbi barbarinë, triumfin e lirisë mbi dhunën dhe ekstremizmin", përfundoi Nishani.
Më pas të pranishmit u ftuan nga Kreu i Shtetit shqiptar të mbajnë një minutë heshtje në nderim të viktimave dhe kujtimit të tyre, e cila u pasua nga himnet kombëtare të Francës dhe Republikës së Shqipërisë, teksa në ndërtesë e presidencës reflektohej flamuri francez. Në fund mbajti dhe një fjalim përshëndetës dhe ambasadori i Francës në Tiranë, Bernard Fitoussi. "Ngjyrat e flamurit francez në godinën e presidencës dhe kryeministrisë janë homazhi më i bukur që mund të kishit bërë. Shqipëria është gjithashtu krah tolerancës dhe krah popujve të lirë kundër të gjithë barbarëve që shkaktuan këtë tragjedi", u shpreh Fitoussi.
( Ceremonia e homazhit ne Presidencë, Fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com ) Foto të tjeraRedaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4358
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22