I riu i vrarë në Londër nga policia pasi goditi me thikë dy persona në Streatham High Road, në jug të qytetit, ishte liruar nga burgu pak kohë më parë pasi kishte vuajtur dënimet për vepra terroriste. Sipas hetuesve ai është Sudesh Amman, 20 vjeç.
Sipas raportimeve fillestare, 20-vjeçari kishte hyrë në një dyqan ku dhe kishte filluar të godiste me thikë disa persona. Ai kishte veshur gjithashtu diçka të ngjashme me një jelek antiplumb ose rrip shpërthyes, i cili më vonë doli të ishte një pajisje e rreme.
Policia bëri të mundur ekzekutimin e agresorit, ndërsa gjendja e të plagosurve është jashtë rrezikut për jetën.
Hetimi tani synon të përcaktojë nëse sulmi i 20-vjeçarit ishte planifikuar dhe nëse djali ka vepruar me ndihmën e ndonjë bashkëpunëtori.
Incidenti vjen vetëm tre muaj pas sulmit në Urën e Londrës, ku Usman Khan u qëllua për vdekje nga policia e armatosur, pasi vrau dy persona dhe plagosi tre të tjerë, teksa njëjtë si autori i sotëm mbante një jelek të rremë vetëvrasjeje.
Komente

