Shkon në 4 numri i të vdekurve (shifra jo zyrtare) nga sulmi terrorist që ka ndodhur dje në zonën e Schwedenplatz në Vjenë. 

Ndërkaq të paktën 15 të tjerë janë plagosur, kurse numri i autorëve të sulmit dyshohet të jetë 12. Policia e Vjenës njofton se fillimisht të shtënat u raportuan pranë një sinagoge (institucioni fetar ku predikojnë hebrenjtë) në orën 20:00.

Fillimisht një prej autorëve hodhi veten në erë ndërsa një tjetër u ekzekutua nga policia. Policia thotë se autori i cili kishte një eksploziv të rremë, dyshohet se kishte motive islamike teksa Ministri i Brendshëm, Karl Nehammer deklaroi se ai ishte i radikalizuar dhe dyshohet si simpatizant i ISIS-it.

 Vetëm pak orë pas sulmit në vend, forcat speciale të Vjenës kanë bërë të mundur arrestimin e 4 autorëve të tjerë të dyshuar. Të gjithë ata ishin të pajisur me armë të ndryshme si kallashnikovë dhe pistoleta. Një prej autorëve të sulmit, ka ekzekutuar një qytetar në mes të rrugës ku fillimisht e qëlloi me kallashnikov.

Ai nuk ka ndërruar jetë menjëherë ndaj është ngritur në këmbë, por autori u kthye sërish dhe e ekzekutoi atë me pistoletë.

Një nga autoret, raportohet të jetë Kujtim Fejzullahi, i cili është me origjinë shqiptare nga Maqedonia dhe se ka qenë i dënuar për terrorizëm në vitin 2019. Po ashtu edhe një nga viktimat është një shtetas shqiptar nga Struga, Nexhip Vrenezi, 20 vjeç. 

Kujtim Fejzulai njëri prej autorëve

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:48
Flet Avokati i Kujtim Fejzullahit: Vinte nga familje normale, i dënuar për terrorizëm, u radikalizua në xhami

Avokati i Kujtim Fejzullahit, Nikolaus Rast ka folur për mediat dhe thotë se ai vinte nga një familje normale, por kishte miqësi të gabuar dhe shkonte rregullisht në xhami.

“Nëse ai nuk do të kishte shkuar në një xhami por në boks, ai do të ishte bërë boksier", shprehet avokati vjenez.

Nikolaus Rast kishte përfaqësuar Fejzullahin në një seancë dëgjimore në Gjykatën Rajonale të Vjenës, ku ai u dënua me 22 muaj burg në Prill 2019 si një simpatizant i ISIS, pasi ai donte të udhëtonte në Siri për t'u bashkuar me terroristët.

Ndalim i i Fejzullahit në Turqi u bë pasi nëna e tij e denoncoi atë të zhdukur dhe ai u ndalua rrugës për në Siri. Sipas autoriteteve Fejzullahi u cilësua si i parrezikshëm dhe u lirua me kush në 5 dhjetor 2019.

Ora 14:26
Ministrja e Jashtme e Kosovës: Tre nga policët që luftuan me terroristët në Vjenë janë shqiptarë të Kosovës

Ministrja e Jashtme e Kosovës, deklaron se tre policë që luftuan dje me terroristët në Vjenë të Austrisë janë shqiptarë nga Kosova.

 Meliza Haradinaj-Stublla e dha këtë deklaratë në Berlin,para takimit me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas.

 “Kosova dënon njëzëri sulmet e natës së shkuar në Vjenë. Nuk do të jap komente mbi burime të pakonfirmuara, por do të doja të nënvijëzoja disa fakte të rëndësishme mbi atë çfarë ka ndodhur dje. Tre prej efektivëve të policisë që iu përgjigjën sulmeve të mbrëmshme ishin shqiptarë, shtetas të Kosovës, të cilët jetojnë të mirë integruar në Vjenë dhe punojnë e luftojnë krahas qytetarëve austriakë për të mbrojtur vlerat dhe qëllimet që ne ndajmë me popullin austriak”, tha ajo. 

Haradinaj-Stublla shtoi se Kosova qëndron përkrah aleatëve në luftën kundër ISIS-it dhe terrorizmit në botë. 

Ora 14:10
Nexhip Vrenezi, 20 vjeçari nga Struga viktima e sulmit të mbrëmshëm

Në sulmet e mbrëmshme në Vjenë raportohet se ka humbur jetën një shqiptar me origjinë nga Struga, Nexhip Vrenezi, 20 vjeçari nga Struga raportohet se ka ndërruar jetë pasi është qëlluar disa herë në momentin kur ka dal për të pirë një cigare.

Kujtojmë mediat në Austri kanë raportuar edhe për dy shqiptarë të tjerë të vdekur.

Njëri prej atentatorëve të përfshirë në rastin e djeshëm ishte Kujtim Fejzulahu me origjinë nga Tetova në Maqedoninë veriore. 

Në mesin e të dyshuarve ka të rinj nga Vjena, Kosova, Bangladeshi, Çeçenia dhe lokalitetet austriake St. Pölten dhe Mödling.

Ora 13:44
Autori i masakrës së Vjenës ish-futbollist në Austri/ Arrestohen 12 të dyshuarit mes tyre edhe nga Kosova

Kujtim Fejzullahu, autori i masakrës së mbrëmshme Vienë, me origjinë nga Maqedonia e Veriut, ishte një futbollist i talentuar në vitet e tij të adoleshencës dhe supozohet të ketë rënë në kontakt me aktivist të ISIS në Modling, raportojnë mediat vendase. 

Vrasësi i dyshuar, thuhet se ka qenë i njohur në skenën radikale për disa vjet, që ka vizituar xhami përkatëse dhe gjithashtu kishte marrë dënime të mëparshme. 

Në mes të korrikut, 20-vjeçari thuhet se kishte udhëtuar në Sllovaki me një mik për të për pushkën e tij sulmuese AK47 ("Kalashnikov"). Makina i përkiste nënës së njërit prej kontakteve të shumta të dyshimta (një kosovar), të gjithë ishin të njohur  si radikalist prej vitesh. 

Gjatë sulmit, 20-vjeçari thuhet se ka ecur nëpër qytetin e Vjenës i armatosur me një AK-47, një pistoletë dhe një hanxhar. 

Të dyshuarit janë midis 16 dhe 25 vjeç dhe kanë lindur në Vjenë, Kosovë, Bangladesh, St. Pölten, Çeçeni dhe Mödling.

 

Ora 13:02
Sulmi terrorist në Vjenë, ambasada austriake në Tiranë ul flamurin në gjysmë-shtizë

Ambasada austriake në Tirnë në shenjë solidarizimi me sulmin e  ndodhur dje në Vjenë ku janë shënuar 4 viktima dhe disa të plagosur, sot ka ulur flamurin në gjysmë-shtizë.

Ora 10:39
Sulmi terrorist në Vjenë/ Shkon në 4 numri i viktimave

Shkon në 4 numri i viktimave që humbën jetën si pasojë e aktit terrorist në Vjenë. Lajmi konfirmohet nga mediat vendase. 

Ora 09:31
Gazetari austriak bën deklaratë të fortë: Një nga autorët e sulmit në Vjenë me origjinë shqiptare

Gazetari austriak Florian Klenk ka deklaruar se një nga autorët e sulmit terrorist Vjenë ësht me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut. Sipas tij bëhet fjalë për Kurtin.S 20 vjeç është me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut.

Sakaq ai shton se prindërit e terroristit nuk bien në sy kur bëhet fjalë për islamizmin. Kurtin.S ka qënë në vëzhgimin e shërbimit sekret pasi ishte në grupin e 90 islamikëve austriakë që donin të shkonin në Siri.

Ai është ndaluar në muajin korrik, shkruan Klenk në Twitter

"Tani kam hulumtuar disa detaje rreth terroristit. Emri i tij është Kurtin S., i lindur në 2000, ishte 20 vjeç, u lind dhe u rrit në Vjenë dhe ka rrënjë shqiptare. Prindërit e tij vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe nuk bien në sy kur bëhet fjalë për Islamizmin.

Ai ishte në radarin e shërbimit sekret sepse ishte një nga rreth 90 islamikë austriakë që donin të udhëtonin në Siri. Ai u ndalua ta bënte këtë në korrik. Policia nuk i besoi atij që po planifikonte një sulm terrorist në Vjenë", tha ai.