Sulmuesi shqiptar, Vedat Muriqi ka vazhduar shkëlqimin e tij në elitën e futbollit spanjoll në La Liga. Tashmë ai ka realizuar golin e 10-të të sezonit por pavarësisht kësaj skuadra e tij Mallorca nuk arriti të merrte asnjë pikë në transfertë përballë Esapanyol.
Teksa foli për ndeshjen, Murriqi tha se nuk kishte fjalë për atë që ndodhte me ndeshjet jashtë Mallorcas dhe u shpreh i shqetësuar për humbjet e skuadrës së tij.
“Nuk kam fjalë për atë që ndodh jashtë shtëpisë. Diçka po ndodh dhe shpresojmë ta gjejmë sa më shpejt, sepse në këtë Ligë nuk ka shaka. Duhet të arrijmë 40 pikë dhe pastaj të ëndërrojmë, pse jo? Nëse skuadra ime humbet, nuk më intereson të shënoj. Jam i lumtur për golin tim, por në fund nuk kemi mbetur pa asgjë, gjë që është e rëndësishme”, u shpreh Muriqi për DAZN.
Një tjetër shqiptar që po shkëlqen në ligën spanjolle është Uzuni i cili ka shfaqur formë mjaft të mirë në ligën e dytë të Spanjës.