Suopotkupallo, disiplina sportive që luhet në fushë plotë baltë (VIDEO)

Në Finlandë, më 14 dhe 15 korrik, ekipet më të forta dhe më të pista në planet do të përballen me njëri-tjetrin në atë që quhet suopotkupallo që në finlandisht do të thotë "futboll në kënetë" dhe që sintetizon në mënyrë të përkryer domethënien e këtij lloj sporti.

Fillimisht disiplina u krijua për të stërvitur ushtarët të duronin kushtet e këqija të motit dhe të përmirësonin rezistencën e tyre.

Fusha, ose më saktë moçali ku futbollistët luajnë, është një drejtkëndësh me përmasa 30x60, një terren i rënduar prej baltës viskoze.

Çdo ekip ka gjashtë lojtarë, duke përfshirë portierin, dhe si në futboll, ndeshja është e ndarë në dy pjesë, por me nga 12 minuta secila.

Gjatë ndeshjes, lojtarëve nuk u lejohet të ndërrojnë këpucët. Nuk ka rëndësi nëse rëndojnë nga balta apo dhe nuk i lejojnë futbollistët të gjuajnë lirshëm, sepse më shumë se rezultati, në suopotkupallo vlen argëtimi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin