Supë me lakër të kuqe
Përbërësit:
- 1 lakër e kuqe
- 2 qepë
- 2 patate
- 200 ml pana
- 1 limon (lëngu)
- 1 lgj gjalpë
- 1 lgj vaj ulliri
- 1 tufë koper
- Kripë, piper
- Fara të ndryshme
Përgatitja:
Presim lakrën dhe e vendosim në një tenxhere me ujë të ngrohtë me pak kripë. Shtojmë dhe një patate dhe i lemë të ziejnë. Më pas këtë masë e kthejmë në pure në blender. Në një tigan me vaj ulliri kaurdisim qepën, e zbusim me pak kripë dhe shtojmë pak nga lëngu i lakrës. Më pas shtojmë purenë, lëng limoni, pana. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper fhe fara të ndryshme.