Përbërësit:
- 250 g mish i grirë
- 1 qepë e grirë me rende
- 3-4 lugë gjelle me oriz
- 2 vezë
- 1 lugë dhjozëm/mendër
- 1/2 limon
- Kopër
- Kripë dhe piper i zi
Përgatitja:
Në tas formojmë brumin e qofteve duke përzier mishin, orizin e zier pak, qepën, kripë, piper, të bardhat e vezëve dhe dhjozmën. Në tenxhere vendosim 1 litër ujë të ziejë dhe shtojmë qoftet pasi i kemi dhënë formë. Sapo të ziejnë plotësisht, lëngun e presim me të verdhat e vezëve me limon. Në pjatë shtojmë sipas dëshirës piper të zi dhe kopër të freskët.












Komente
Komento