Supergoli Kallakut ‘likuidon’ Flamurtarin, Teuta merr përkohësisht vendin e parë në Superligë

Supergoli Kallakut ‘likuidon’ Flamurtarin, Teuta merr përkohësisht vendin e parë në Superligë

Takimi hapës i javës së tetë të Superligës mes Teutës dhe Flamurtarit është mbyllur me shifrat 1-0 në favor të Durrsakëve. Në sfidën e zhvilluar në Elbasan Arena për shkak të rikonstruksionit të Niko Dovanës pati pak raste dhe një nivel loje poshtë mastares, por gjithsesi në fund skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi mori tre pikë me mjaft rëndësi të cilat e ngjisin përkohësisht në vendin e parë.

45 minutat e para u mbyllën me porta të paprekura, ndërsa në fillimin e fraksionit të dytë të lojës erdhi edhe goli që zhbllokoi shifrat. Pas disa kombinimeve të bukra ishte Kallaku që dërgoi topin në cepin e portës të mbrojtur nga Moçka.

Nesër ndërkohë do të luhen 4 ndeshjet e tjera të kësaj jave, ku spikat Vllaznia-Partizani.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja