Superiorja, Sormani:
Partizani nuk luan për barazim

Superiorja, Sormani:<br />Partizani nuk luan për barazim
Adolfo Sormani luan derbin e tij të parë në krye të Partizanit. Një ndeshje që sipas trajnerit duhet fituar për tifozët, por mbi të gjitha për ambiciet e të kuqve në kampionat.

E kam të qartë rëndësinë e kësaj ndeshje. Si në të gjithë botën, edhe në këtë derbi ekziston një rivalitet historik. Është një ndeshje e fortë dhe e zjarrtë, por për mënyrën sesi unë e kuptoj futbollin, gjithçka duhet të mbetet gjithmonë në aspektin sportiv. Dëshirojmë tu japim tifozëve tanë kënaqësinë që kërkojnë, por mbi të gjitha duhet të mendojmë të fitojmë për vetë synimet që kemi në kampionat”, tha trajneri i Partizanit. Megjithëse nuk preferon të bëjë premtime, Sormani saktëson se Partizani nuk hyn asnjëherë në fushë për të barazuar dhe kjo nuk do të ndodhë as të dielën në Elbasan Arena. “Nuk kemi hyrë asnjëherë në fushë për të barazuar. Jo vetëm sepse ky është derbi, por asnjë trajner nuk e pranon barazmin ende pa luajtur. A jam i sigurt që do të fitojmë? Jam i sigurt që do të luajmë mirë dhe me ritëm të lartë, por futbolli nuk është shkencë ekzakte. Reparti më i rëndësishëm në derbi mendoj se do të jetë mesfusha, ashtu si ndodh në jesën më të madhe të ndeshjeve, sepse ajo i jep ekuilibër ekipit, i mban repartet afër dhe i jep mundësi sulmuesve të shënojnë”, theksoi italiani.

Drejtuesi i stolit të të kuqve nuk i kursen vlerësimet për rivalët, megjithatë shpreh besim te puna e bërë nga Partizani në javën përpara derbit. “Dëgjojmë të thonë se skuadra jonë ka probleme me shënimin e golit, por unë mendoj se Partizani krijon shumë raste për shënim, ndërsa Tirana është një ekip në gjendje të shkëlqyer fizike, që luan shpejt, vertikalizon dhe ndaj Kukësit luajtën shumë mirë. Ata po kalojnë një moment të shkëlqyer, por ne i kemi studiuar me mjaft kujdes kundërshtarët dhe e dimë gjithçka që na duhet për tu përballur me ta”. Partizani nuk e njeh humbjen në derbi prej 7 Shkurtit 2014. Nëntë ndeshje, ku kanë regjistruar 4 fitore dhe 5 barazime. Statistika që nuk i bëjnë përshtypje trajnerit Sormani, që kërkon mbështetjen e tifozëve. “Unë nuk shoh të kaluarën, por të tashmën dhe të ardhmen. Jam i përqendruar te ajo që duhet të bëjë skuadra. Ato që kanë ndodhur deri më tani nuk kanë peshë përpara ndeshjes, rëndësi ka mënyra sesi paraqiten dy skuadrat në këto momente. Çdo ndeshje ka një histori të sajën. Jemi një skuadër e mirë, por në fushë duhet të tregojmë se jemi më të mirë se kundërshtarët. Ndeshja nis nga 0-0 dhe kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve, që besoj se do të jenë vendimtarë në derbi”, deklaroi trajneri i Partizanit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Ilir Yzeir: Rri e rri e trazo hirin

Ilir Yzeir: Rri e rri e trazo hirin