‘Superleku’ tkurr fitimet e bizneseve, eksportet në krizë! Turizmi nuk rrit importet

Forcimi i monedhës kombëtare ‘lekë’, përkundrejt valutave, po zhvlerëson muaj pas muaj fitimet e bizneseve eksportuese. Në qershor eksportet e mallrave thotë INSTAT, zbritën në 34.7 miliardë lekë, nga 38.1 miliardë lekë që ishin vjet.

Kurse në 6-mujor rënia është më e madhe, pasi nëse vjet bizneset vendase kanë shitur jashtë vendit mallra me vlerë 234.2 miliardë lekë, këtë vit vlera zbriti në 199.2 miliardë lekë. Eksportet e tekstileve dhe këpucëve, kryesojnë grupet me rënien më të madhe me 5.4%, ndjekur nga energjia elektrike me 5.2% dhe materialet e ndërtimit me -2.2%.

Por përveç zhvlerësimit të valutave në raport me vitin e kaluar, ekspertët thonë se edhe ulja e çmimeve në krahasim me krizën e inflacionit ndikon në rënien e vlerës së eksporteve, pasi po shitet me çmim më të ulët se vitet e kaluara.

Ndërsa nga ana tjetër importet në qershor ishin në vlerën 77 mld lekë, duke u rritur me 2,1 %, krahasuar me vjet, por janë ulur me -3,3% në raport me muajin maj.

Edhe pse numri i turistëve në këtë 6-mujor është rritur me 34% krahasuar me vjet, çka duhet të sjellë shtim të konsumit, INSTAT thotë se importet në këtë periudhë janë rritur me vetëm 0.3% ose 1.5 miliardë lekë më shumë se vjet.

Nga janari në qershor vendi i ka shitur më pak mallra Italisë, Kosovës dhe Greqisë, dhe ka blerë më pak se vjet nga Italia, Kina dhe Maqedonia e Veriut.

EKSPORTET E MALLRAVE
JANAR-QERSHOR 2023          234,286 mln lekë
JANAR-QERSHOR 2024          199,269 mln lekë
RËNIA                                        -35,017 mln lekë
 
IMPORTET E MALLRAVE
JANAR-QERSHOR 2023          438.714 mln lekë
JANAR-QERSHOR 2024          440.234 mln lekë
RRITJA                                        +1,520 mln lekë

G.M./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Historiania Kocaqi: Beleri të shpallet ‘non grata’, plan për greqizimin e Himarës! Nëse refuzohet rezoluta për ligjin e luftës, t'i drejtohemi NATO-s

Historiania Kocaqi: Beleri të shpallet ‘non grata’, plan për greqizimin e Himarës! Nëse refuzohet rezoluta për ligjin e luftës, t'i drejtohemi NATO-s