Historiania Kocaqi: Beleri të shpallet ‘non grata’, plan për greqizimin e Himarës! Nëse refuzohet rezoluta për ligjin e luftës, t'i drejtohemi NATO-s

Fredi Beleri duhet që të shpallet person ‘non grata’, pasi ka plan për greqizimin e Himarës.

Ka qenë kjo deklarata e fortë e historianes Elena Kocaqi, e cila ishte e ftuar në ‘Studio Live’ Arbër Hitaj, në Report Tv.  Ajo tha se Beleri nuk duhej që të lejohej që të kandidonte si kryetar bashkie për Himarën.

“Beleri do që të vazhdojë procesin për të bërë shqiptarët grek fallco. Dhe këtë proces duan ta shtrijnë dhe në Shqipëri. Ai votat që mori i mori me autobusa nga Greqia, pra mori shumë pak vota. Njerëz të tillë nuk duhen lejuar as të kandidojnë, nëse ata nuk sillen mirë duhet të largohen nga vendi, madje të bëhen edhe persona ‘non grata’. Beleri dhe belerat janë njerëz të paarsimuar, sepse nuk duhen njerëz me nivel por që ti përdorin si duan  vet, dhe ata bëhen vegël e këtij shteti që të plotësojnë ëndrrat e tyre. Beleri u zgjodh eurodeputet për inat të Shqipërisë”, tha ajo.

Në sesionin e sotëm parlamentar demokratë dhe socialistë, bashkuan votat për të miratuar me 96 kartonë jeshilë deklaratë PDIU për heqjen e ligjit të luftës së Greqisë me Shqipërinë.

Lidhur me këtë historiania, tha se nëse Greqia refuzon të votojë në parlament rezolutën Shqipëria duhet që ti drejtohet NATO-s.

“Problemin se kemi ne, por e ka Greqia, do shihet nëse do ta pranojë këtë rezolutë që ta votojë në Parlament, nëse nuk pranon duhet që Shqipëria ti drejtohet NATO që të ushtrojnë ndikimin e tyre. Greqia e ka mbajtur si presion ndaj Shqipërisë dhe nuk ka pasur pengesë tjetër se me Italinë e ka hequr vite më parë. Nëse ti heq ligjin e luftës me Italinë dhe ja le Shqipërisë kjo ka të bëjë se vepron me dy standarde. Kjo tregon sa tendencë ka pasur Greqia ndaj vendit tonë dhe për ta përdorur këtë për të bërë presion”, tha ajo.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arben: 18/07/2024 18:26

    Jo vetem Beleri 'non grata' por edhe Micotaqis te shpallet 'non grata'! PBDNJ te shpallet e paligjshme si parti! Parlamentit europian ti jepet nje ultimatum nga Shqiperia! Nqs nuk e perjashtojne Belerin, Shqiperia te nderprese negociatat per anetaresim me BE!

    Përgjigju
  • Ledina: 18/07/2024 18:13

    Bravo Kocaqi, ma ke marre mendimin nga koka!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Dosjen ma solli burri yt', degradon debati mes Felajt dhe Bardhit në Kuvend: Mos u fut në histori të tjera se do dalësh keq

'Dosjen ma solli burri yt', degradon debati mes Felajt dhe Bardhit në Kuvend: Mos u fut në histori të tjera se do dalësh keq