Superliga Europiane/ FIFA kërënon klubet: Kush merr pjes i përjashtojmë nga Europiani dhe Botërori (VIDEO)

Institucioni më i lartë i futbollit në botë, FIFA, ka kërcënuar klubet europiane dhe futbollistët se do t’i përjashtojë nga çdo kompeticion i saj dhe i gjashtë konfederatave në rast se do të vendosin të organizojnë Superligën Europiane. Kjo e fundit është një kompeticion që synohet të organizohet nga Shoqata Europiane e Klubeve ku do të marrin pjesë skuadrat më të pasura të kontinentit të vjetër.

Qëllimi i gjithë kësaj është rritja e të ardhurave, pasi aktualisht Champions League grumbullon në total 1.5 miliardë euro fitime, ndërsa futbolli amerikan 7 milardë euro fitime. Kjo në një kohë kur raporti i tifozëve flet komplet të kundërtën. Futbolli europian ka afërsisht 1.6 miliardë në botë, ndërsa futbolli amerikan vetëm 150 milionë.

Sipas FIFA-s, shkruan Goal.com, kush klub apo futbollist do të marrë pjesë në Superligën Europiane nuk do të lejohet në Botëror, Europian, Kupë Amerike, Champions league dhe çdo kompeticion tjetër që organizohet nga 6 konfederatat botërore.

ECA, është një shoqatë që udhëhiqet nga presidenti i Juventusit Andrea Agnelli. Nëpër media është folur se ideja e saj është të krijohet një kampionat i përjavshëm me klubet më të forta dhe më të pasura të kontinentit. Përshembull nga Spanja do marrin pjesë Real, Barcelona, Atletico Madrid. Nga Italia Inter, Juventus, Milan. Nga Anglia Liverpool, Manchester United, City, Chelsea.

Gjithsesi me zhvillimet e fundit duket se do të mbetet një kompeticion vetëm në letër, ndërsa kundër Superligës Europiane janë edhe presidenti i UEFA-s Ceferin, por edhe presidenti i La Liga-s Javier Tebas.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Një Santorini ‘i ri’ lindi në Kinë: kopja e ishullit grek çmend influencuesit aziatikë

Një Santorini ‘i ri’ lindi në Kinë: kopja e ishullit grek çmend influencuesit aziatikë