Superliga/ Të dielën supersfida Partizani-Vllaznia, trajneri i shkodranëve: Kënaqemi edhe me 1 pikë! Axhenda e javës së 30

Partizani-Vllaznia të dielën në orën 20:00në stadiumin 'Air Albania' është supersfida që spikat këtë fundjavë në Superligë. Të kuqtë kërkojnë fitoren jo vetëm si një ndeshje rradhe, por edhe për të parakaluar shkodranët në renditje.

“Ndeshje me rëndësi, derbi mund të quhet ku përveç rezultatit pozitiv vlen edhe prestigji. Lojtarët janë të motivuar dhe janë të vetëdijshëm se rezultati pozitiv ndoshta na jep një përparësi deri në fund të kampionatit,”-u shpreh Qatip Osmani, trajner i Vllaznisë.

Partizani kampion aktualisht renditet në vendin e tretë me 47 pikë, 3 më pak se Vllaznia e vendit të dytë, por ka avantazhin e përballjeve direkte. Megjithatë në kampin shkodran kjo sfidë mund ti kënaqë edhe vetëm me 1 pikë.

“Është e rëndësishme ta fillosh lojën për pikë, por renditja jonë e Vllaznisë, por edhe e Partizanit të bën të pranosh edhe 1 pikë,”-tha Qatip Osmani, trajner i Vllaznisë.

Të dielën në orën 15:00 Kukësi që synon mbijetesën pret Dinamon e sapo ngjitur në vendin e katërt, ndërsa Teuta në orën 18:00 pret Laçin. Dy sfidat e tjera të javës së 30, Skënderbeu-Tirana dhe Erzeni-Egnatia luhen të hënën në orën 18:00.

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj