Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi katër ndeshjet e programuara për këtë të premte. Vllaznia fitoi 1-0 kundër Vorës, ndërsa Partizani përmbysi 1-2 Bylisin në Ballsh. Sot në orën 16:30 AF Elbasani përmbysi 2-1 Teutën, ndërsa në orën 19:00 Flamurtari u mposht në shtëpi 0-1 nga Egnatia. Ky raund mbyllet të shtunën me derbin Tirana - Dinamo, i cili merr jetë në orën 13:30 në 'Selman Stërmasi'.
Në stadiumin e Vorës, Vllaznia fitoi 1-0 kundër vorakëve. Ndeshja nuk u zhvillua në 'Loro Boriçi' pasi në dy fazat e para të dyja ndeshjet kundër Vorës u luajtën në Shkodër, pasi vorakët nuk e kishin gati stadiumin. Goli i Sherif Kallakut në shtesën e parë të fraksionit të parë, i dha tri pikë shkodranëve dhe fitoren e gjashtë radhazi. Me 45 pikë Vllaznia mbetet në vendin e parë.
Në stadiumin 'Adush Muça' të Ballshit, Partizani përmbysi 1-2 vendasit e Bylisit. Të besuarit e Mirel Josës kaluan në epërsi pas 30 minutash lojë me golin e Jaques Sandeu, por Partizani u përgjigj në pjesën e dytë. Fillimisht Rrok Toma në minutën e 81-të dhe Lancaster Human në shtesën e parë të ndeshjes, i dhanë tri pikë 'Demave' për t'u rikthyer te fitorja pas dy ndeshjeve.
AF Elbasani përmbysi në shtëpi 2-1 Teutën. Durrsakët kaluan në epërsi me golin e Goncalves në minutën e 69-të, por debutuesi Insa Boye me vetëm shtatë minuta në fushë i dha tri pikë verdhebluve.
Në Vlorë, Egnatia fitoi 0-1 kundër vendasve të Flamurtarit me golin e Bakayoko në minutën e 48-të.
Superliga shqiptare e futbollit, raundi i 23-të:
E premte, 06 shkurt 2026
13:30 Bylis 1-2 Partizani
13:30 Vllaznia 1-0 Vora
16:30 AF Elbasani 2-1 Teuta
19:00 Flamurtari 0-1 Egnatia
E shtunë, 07 shkurt 2026
13:30 Tirana - Dinamo ('Selman Stërmasi')
Renditja:

Komente










