Surpriza për 45 vjetorin e
Alban Dudushit/VIDEO

Surpriza për 45 vjetorin e<br />Alban Dudushit/VIDEO<br>
Alban Dudushi është surprizuar nga kolegët e tij të Top Show në një mënyrë tejet të veçantë. Një video që tregon të gjithë rrugëtimin e tij në Top Media është shfaqur në ekran teksa Albani kishte prezantuar një insert për të ftuarën Tinka Kurti.
Në fillim mendoi se ishte një gabim, por pasi të gjithë filluan ta uronin e kuptoi se kjo ishte nje video-surprizë për të. 17 në 45 ishte sekuenca e fundit e materialit që nenkupton 17 vite të jetës së Albanit në Top Media. 
Festa vazhdoi me një tortë të madhe, shampanjë e me këndimin e këngës tradicionale  "Shumë urime për ty". Stafi i Top Show, së bashku me bashkëshorten e Albanit , Bieta Sulo iu bashkangjitën gjithashtu studios për ta uruar nga afër atë.
Në fund Bieta, baskëshortja, por njëkohësisht edhe kolege ka postuar në Instagram-in e saj një foto familjare bashkë me djalin e tyre të vogël KroiArt ku shprehet se nuk mund të ishin më të lumtur se kaq në këtë 45 vjetor.

Alban Dudushi

Redaksia online
A.K/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon