Gjatë takimit bilateral në Tokio, delegacioni japonez surprizoi kryeministren e Italisë Giorgia Meloni, me një tortë për 49-vjetorin e saj, në një moment miqësor që përmbylli bisedimet zyrtare.
Në fund të drekës zyrtare, në sallë u soll një tortë me qirinj, ndërsa delegacioni japonez i këndoi Melonit këngën e ditëlindjes në gjuhën italiane. Pamjet nga momenti u bënë publike më pas, duke treguar një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore mes dy kryeministreve.
Gjatë takimit, Meloni iu drejtua homologes japoneze Sanae Takaichit duke e quajtur “mikeshën time më të mirë”.
"Mund të mbështetesh gjithmonë tek unë për gjithccka që do të kesh nevojë. E di që nuk është e lehtë, por së bashku do ia dalim" mësohet të ketë thënë Meloni.
Takimi në Tokio u pa si shenjë e afrimit personal dhe politik mes dy lidereve, të cilat janë edhe dy gratë e vetme aktualisht në krye të vendeve të G7.
Lajmi kryesor:
Dy zonja konservatore në majë të politikës globale! Meloni dhe Takaichi formojnë miqësi të re në Tokio









