Skuadra e futbollit të ambasadës amerikane në Tiranë është shpallur fituese e Kampionatit Rajonal të futbollit të Ambasadave Amerikane 2018!.
“Urime skuadrës së futbollit të ambasadës amerikane në Tiranë për fitoren e Kampionatit Rajonal të futbollit të Ambasadave Amerikane 2018! Skuadra jonë mposhti skuadrën e Malit të Zi 2 me 0 dhe më pas fitoi me skuadrën e Maqedonisë 6 me 4 në ndeshjen finale. Ishte shumë bukur të kalonim kohë me kolegët tanë nga rajoni dhe të sillnim kupën në Shqipëri!”, shkruhet në faqen e ambasadës.
Ndërkohë, në fotot e publikuara shfaqet edhe ambasadori amerikan, Donald Lu i veshur sportiv me ngjyrat kuq e zi.
(Postimi i ambasadës amerikane)
Akoma peshqit e medhenj po levrejne te qete
Përgjigju