Me një vendim të habitshëm, Prokuroria e Posaçme mësohet të ketë vënë nën sekuestro preventive, llogaritë bankare të ‘Albania Land Development’, kompania e cila zotërohet nga dy sipërmarrësit e njohur nga Katari, vëllezërit Moutaz dhe Ramez Al-Khayyat, të cilët kanë parashikuar të investojnë së bashku me Jared Kushner-in, dhëndrrin e presidentit amerikan Donald Trump, në ndërtimin e një resorti luksoz në Zvërnec.
‘Albania Land Development’, rezulton të ketë blerë sipërfaqet e tokës mbi të cilën do të realizohet projekti. Ajo fillimisht, ishte në pronësi të Redi Strugës, i cili pasi e shiti, e emërua një nga tre administratorët e kompanisë, por me të drejtë të kufizuar të firmës.
Sekuestro preventive e SPAK-ut, vjen si pjesë e një hetimi të nisur disa javë më parë, mbi titujt e pronësisë në zonën e Zvërnecit. Sipas asaj që deklaroi një ditë më parë kryeministri Edi Rama, investitorët nga Katari, i kanë blerë sipërfaqet e tokës, përmes transaksioneve bankare, nga subjekte dhe individë të pajisur me tituj pronësie. Ndërhyrja e beftë e Prokurorisë së Posaçme, duke bllokuar llogaritë e kompanisë, rrezikon të verë në pikëpyetje investimin që në total përllogaritet, sipas deklarimeve publike, në 4 miliard euro, më i madhi i realizuar ndonjëherë në Shqipëri, jo vetëm në fushën e turizmit.
SPAK po heton kryesisht, ende pa vërtetuar nëse ka pasur shkelje dhe cilat mund të jenë ato në origjinën e pronave, por ndërkohë po godet me sekuestro preventive të llogarive bankare, kompaninë që i ka blerë këto prona. Kështu, de facto, SPAK po bllokon të gjithë aktivitetin e një kompanie që mund të rezultojë edhe viktimë e një manipulimi nga ana e pronarëve të deklaruar.
Mbi rastin u prononcua sot edhe kryeministri Rama, i cili i bëri këtë lexim situatës së krijuar.
"Investitorët janë tërësisht në të drejtën e tyre, bllokimi i transaksionit nga ana e tyre është tërësisht arbitrar dhe negativ, ndërkohë që pastaj bllokimi i kalimit të parave tek pronari për të cilin ka dyshime, është një çështje absolutisht në të drejtën e organit hetimor. Madje, madje unë e konsideroj këtë pozitive dhe për një aspekt tjetër, sepse në këtë rast investimi vazhdon me pronarët e vet të rinj dhe të ligjshëm dhe në rast se hetimi nxjerr një tjetër origjinë prone, ata që e pretendojnë apo që e kanë të drejtën e asaj prone, fare mirë mund të marrin ato para dhe të gjitha palët janë të lumtura, përveç palës që ka mashtruar, në rast se ka mashtruar, po këtë e tregon hetimi", tha Rama.
Power International Holding (PIH), është një konglomerat biznesi i diversifikuar, dhe i organizuar në 6 fusha veprimtarie: Energji, Koncesione dhe Ndërtim; Industri dhe Shërbime; Telekomunikacion; Bujqësi dhe Industri Ushqimore; Pasuri të Paluajtshme; dhe Hoteleri (Mikpritje, Argëtim dhe Catering).
Me një shtrirje në 24 vende të ndryshme të botës, grupi Power International Holding, u rendit i 10-ti në 100 Bizneset Familjare Arabe më të mira në vitin 2025, të listuara nga Forbes.
Komente












PO PSE MOR MOTHERFUCKER KRYEMINISTER TI DO I TREGOSH SPAKUT SE CFARE DUHET TE BEJE....
PërgjigjuÇudi që sa herë qe duhet me shuar protesta vjen Spak. Sa bie protesta ia liron pastaj llogarite. Shume e cuditshme per Psakun e "pavarur".
PërgjigjuKeta jane si ata arabet a durresi marina, kriminel qe kane bekimin e kryeministrit pastrojne leket. E mbani mend kur foli per Durresin i ben dhe intervist ai lumadhit nga Arabia qe e kishin sjell kukull.
PërgjigjuCa beni kshu re se lat nam,nuk ju shkel me njeri me investu ne ate vend o debila qe bllokoni llogari e investime pa' lidhje.
Përgjigju