Sylvinho: E sulmuam Italinë, ata u mbrojtën mirë! Gëzim i madh që jemi këtu


Përpara ndeshjes me Kroacinë, Sylvinho u ndal edhe te humbja me Italinë. Sipas tij kuqezinjtë sulmuan, por Italia u mbrojt mirë dhe nuk i la të bënin lojën e tyre. Ndërkohë që braziliani shpreh lumturinë që është pjesë e Euro 2024 me Shqipërinë.

"Është një grup shumë i vështirë, mendoj se është gëzim për ne që jemi këtu. Luajmë dhe mësojmë kundër ekipeve më të mirë, në futboll mund të ndodhë gjithçka dhe do bëjmë më të mirën. Janë ekipe me lojtarët më të mëdhenj dhe për ne është gjë e mrekullueshme që të luajmë dhe mësojmë. Ne nuk do heqim dorë as në shtesë. Me Italinë ishim në lojë deri në fund, e respektuam si kundërshtar, por ne kishim shanset tona dhe mund të bënim dëm.

Potenciali i rivalëve? Nuk është se ne nuk e sulmuam Italinë, ata nuk na lanë të bënim lojën tonë, na bllokuan shumë. Kishim pasime të mira. Italia u mbrojt mirë. Në këtë event cilësitë janë të larta. Italia mund të fitojë Euro 2024, kanë emra me cilësi. Them që bëmë një ndeshje të mirë, i shënuam, por na përmbysën.

Mesi i fushës së Kroacisë është zemra e ekipit. Kanë emra të fortë dhe me cilësi e pasime të larta. Këtu do jetë diferenca, por mos harrojmë pozicionet e tjera", tha Sylvinho mes të tjerash në fjalën e tij.


Lajmi kryesor:

Euro 2024/ Dueli me Kroacinë, Sylvinho: Italia s'na la të bënim lojën tonë, kroatët zemrën e kanë në mesfushë! Gjimshiti: Të jemi të 'pistë' në fushë (VIDEO)


S.DH/I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Antarësimi i Shqipërisë në zonën e pagesave në Euro, Sejko: Përfundimi në vitin e parë 20 mln euro! Reduktohet pastrimi i parave 

Antarësimi i Shqipërisë në zonën e pagesave në Euro, Sejko: Përfundimi në vitin e parë 20 mln euro! Reduktohet pastrimi i parave