Media e Sali Berishës Syri Tv dhe Syri online censuron arrestimet dhe urdhërat e arrestimeve të lëshuara sot nga Spak për 20 persona të akuzuar për trafik droge dhe pastrim parash mes të cilëve njerëz të lidhur drejtpërdrejt me familjen e Sali Berishës ose me pushtetin e tij duke nisur që nga Ilir Shtufi, Artur Shehu etj.

Superoperacioni është shndërruar vetëm në 3 rreshta dhe pa përmendur asnjë emër nga ana e mediave të familjes Berisha, ndërkohë që mediat e tjera po e pasqyrojnë me profesionalitet dhe me detaje të denja për një ngjarje kaq të madhe që lidh hetimet ndaj grupeve kriminale dhe investimeve të rëndësishme në Shqipëri, përfshi kulla të larta dhe tokat në Zvërnec.

Nuk është hera e parë që Syri i Berishës, i cili njihet si një praktikues shpifjesh dhe shantazhesh ndaj kolegëve me lajme të sajuara, mbulon apo fsheh lajme të vërteta, kryesisht lajme që lidhin botën e krimit dhe trafikut të drogës me biznesmenë dhe oligarkë të përfshirë në pastrim parash deri në operacione konkrete si ky i Spak sot, duke mbrojtur në mënyrë flagrante sponsorizues dhe bashkëpunëtorë të familjes Berisha.

Vetëm përballë skandalit, më vonë nga gjithë mediat Syri u detyrua të shtojë pak rreshta thjeshtë sa për të larë pak fytyrën.