TIRANE - Të ardhurat e grumbulluara nga shitja e disqeve gjatë koncertit të tenorit Saimir Pirgu në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë, i janë dhuruar Spitalit të Pediatrisë në ndihmë të fëmijëve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me tenorin Saimir Pirgu, ishin mëngjesin e sotëm në ambientet e QSUT-së ku i dorëzuan drejtoreshës së këtij institucioni, Ogerta Manastirliu, çekun e të ardhurave.
Gjatë vizitës, kryebashkiaku Veliaj shprehu gatishmërinë për të ndihmuar me projekte konkrete lehtësimin e punës në Spitalin e Pediatrisë.
“
Samiri këmbënguli që të gjitha të ardhurat që u mblodhën dje nga shitja e CD-ve t’i jepte si dhuratë pranë spitalit të fëmijëve. Nëse ka një nevojë të cilën ne mund ta plotësojmë, mendoni një projekt, diçka që mund ta bëjë edhe më të lehtë punën tuaj për fëmijët. Kjo do të ishte mënyra më e mirë për të nderuar mikun tonë, si dhe për të respektuar dëshirën e tij, që këto të ardhura të shkojnë për një kauzë kaq fisnike, sa edhe puna juaj”, u shpreh Veliaj.
Tenori Saimir Pirgu vlerësoi rolin e mjekëve pediatër në trajtimin e rasteve të fëmijëve të sëmurë.
“Fuqia e mjekëve, pasi koordinoni të gjithë punën e specialistëve të tjerë, dhe buzëqeshja juaj çdo mëngjes, janë gjëja kryesore për fëmijët dhe për prindërit”, tha Pirgu.
Drejtoresha e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Ogerta Manastirliu, u shpreh se ky dhurim është një akt solidariteti për t’u bërë të gjithë bashkë.
“
Dua të falenderoj, jo vetëm për kontributin financiar, por për aktin, i cili është shumë inkurajues, padyshim shumë i rëndësishëm për spitalin pediatrik”, tha ajo, duke theksuar se shumë shpejt do të ngrihet rrjeti i fëmijëve të spitalit pediatrik dhe ftoi tenorin Pirgu që të jetë pjesë e kësaj kauze.
Koncerti i tenorit të mirënjohur shqiptar, Saimir Pirgu, në Teatrin e Operës dhe Baletit ishte pjesë e turit “Il mio canto”, i cili pati mbështetjen e Bashkisë së Tiranës. Ky koncert është pjesë e turit botëror të këtij artisti në qytet më të mëdha të botës si: Firenze, Vjenë, Paris, Berlin, Nju Jork, Moskë, Tokio.
Redaksia Online(Gre.m/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?
-
Po
55.4%
-
Jo
42.6%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 13855
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë
3 Tetor, 22:56
-
Spahiu: Denoncimet kolektive të socialistëve apo demokratëve në SPAK janë anti-kushtetuese
3 Tetor, 22:39
-
Libani lëshoi 100 raketa ndaj Izraelit! Mediat: Netanyahu po përgatit përgjigjen e ashpër ndaj Iranit, do zbatohet brenda pak ditësh
3 Tetor, 22:37
-
Kaosi dhe djegia e karrigeve të Kuvendit, Baçi në ‘Frontline’: Do bëjmë edhe më keq! Dënimi i Salianjit vendim politik
3 Tetor, 22:32
-
'Nuk dua luftë', presidenti Vuçiç: Albin Kurti provokon, të mbrojmë popullin tonë
3 Tetor, 22:20
-
Raporti i SELDI-t: Shqipëria ka normat më të larta të ryshfetit në Ballkanin Perëndimor
3 Tetor, 22:05
-
Spahiu: Protestat radikale e forcojnë PD brenda llojit, por e largojnë nga votat qytetare
3 Tetor, 21:52
-
Spahiu: As Pjetër Arbnori që vuajti 30 vjet në burgje, nuk dogji karriget e Kuvendit socialist në 1991
3 Tetor, 21:48
-
Përkeqësimi i kushteve atmosferike, pezullohet për sot lundrimi i trageteve Durrës-Bari, rinis ditën e nesërme!
3 Tetor, 21:46
-
SHBA-ja parandalon aktivitetet e një grupi rus hakerash
3 Tetor, 21:45
-
Aktori Robert Ndrenika bëhet stërgjysh, ndan foton e ëmbël me vajzën e sapolindur
3 Tetor, 21:30
-
Spahiu: Amnistia për Salianjin duhet të kërkohej nga Berisha kur bëri pakt me Ramën dhe jo mbas ‘pilafit’
3 Tetor, 21:13