Nuk duhet marrë si një lojë fjalësh, por po e them që në fillim merakun tim: kam dalluar shumë "ujë" në qëndrimet aktuale të z. Adriatik, në sfondin e atmosferës së marrjes së detyrës si Prokuror i i ri i Republikës. Në një vend, ku "korrupsioni është një problem shqetësues për shoqërinë shqiptare", siç e ka artikuluar ai së fundi në media, atij që merr një post të tillë i lipsen sa më pak fjalë dhe sa më shumë vepra. Natyrshëm që unë nuk kam ndërmend t'i kërkoj z. Adriatik që brenda javës, ose brenda këtij muaji të japë vepra. Jo, për këtë Prokurori i ri i Republikës duhet të marrë kohën e nevojshme në dispozicion.
Ama një kërkesë duhet ta marrë në konsideratë: më shumë vetëpërmbajtje në prononcimet publike.
Sapo u mësua zyrtarizimi i dekretit të Presidentit të Republikës për z. Adriatik, sapo njerëzit rrëmonin në kujtesë se ku e kishin dëgjuar këtë emër, kur ja behu vetë kandidati për kreun e akuzës, duke rrëfyer se e kishin telefonuar për urime dhe nga të majtët dhe nga të djathtët. Personalisht e mendoj si një lapsus emocional këtë qëndrim. Si një stereotip që na e ka "lënë në derë" mjeshtërisht politika, sa herë që ajo kërkon të kalkulojë në mënyrë diversive mbështetjen, për të lëshuar mesazhe në opinionin publik, se, "ja, unë jam i dy krahëve!".
Por a i duhet një funksionari të këtij mizuri një pohim i tillë? Dikush e shtyn dhe më tej: po të kishte problem me sigurimin e votave zgjedhja e një kandidati të tillë, a mund të vizitonte ai/ajo selitë kryesore të politikës, për ti shpalosur programin. (?!) E ekzagjerova shembullin për të nxjerrë në dukje faktin se një kandidati për kreun e një institucioni kushtetues, si Prokuria e Republikës nuk i ka hije të "amortizoje" ankthet e votimit në parlament, me hedhjen në treg të "votës së të gjithëve".
Nuk dyshoj se z. Adriatik e kanë telefonuar a i kanë çuar sms falenderuese nga të dy krahët. Kanë qenë mes tyre dhe nga ata burra e gra që vërtet mezi po presin që në atë institucion të vijë një figurë kurajoze dhe e papërkulur nga presioni i krimit. Ashtu sikundër në drejtim të kandidatit për Prokuror të ri të Republikës po entuziastë me telefonata e sms, djathtas e majtas, kanë qenë dhe nga ata që jo "mizën" por "buallin" kanë nën kësulë, që një pjesë të pasurisë së pandershme e kanë shkuar dëm, vetëm e vetëm për ta mbajtur "të pastër" dosjen...
Më pas më ka bërë përshtypje një tjetër "leksion" për politikën, mbajtur bash në komisionin e ligjeve në parlament, pak para se të provoheshin kartonat për kandidaturën e z. Adriatik në séance plenare.
"Ne nuk do të presim që pavarësinë të na e japin ata, ndaj të cilëve ne duhet të jemi të pavarur dhe këtë pavarësi duhet ta fitojmë vetë me punën tonë. Nëse prokurori nuk ka bërë pakt me krimin, nëse prokurori merr vendime dhe të bazuara në ligj, atëherë ai është i pavarur nga krimi është i pavarur nga politika, është i lirë të marrë çdo vendim që i dikton ligji dhe bindja e tij e brendshme".
Vini re, z. Adriatik u ka folur deputetëve, sikur këta të ishin OJF-istë të shoqërisë civile dukee ju treguar për "ata", politikanët. Formulime të pastra propagandistike, por që në këtë rast "funksionuan": Deputetët e mazhorancës (veç zonjës Topalli) u bindën se ky qënka adapti për të luftuar "ata", politikanët, që duan të varësojnë punën e prokurorisë...
Si ndjekës i afërt i zhvillimeve në Shqipëri për më shumë se dy dekada, kam dëgjuar pak a shumë po këtë paragraf deklarativ nga kandidatë apo sapomarrës postesh të rëndësishme. Një pjesë e tyre hapur janë pishmanosur që kanë qenë kaq të ashpër me politikën, të tjerë kanë fajësuar shkronjësit e fjalimeve për guximin e tepruar, ndërkohë që pjesa e mbetur ka bërë sforco për të harruar mendime të tilla "naïve".
Z. Adriatik ka pasur detyrën e kryeinspektorit në ILDKP-së, një institucion që siç e kategorizonte vetë në prononcimet publike të mëparshme ishte "një prej institucioneve më të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri". Aty ka punuar në katër vite dhe në njohuritë e mia, "peshkut" më të madh që ju qep për dyshime në pasurinë personale ishte një anëtar i Gjykatës së Lartë. Të tjerët që ka denoncuar kanë qenë kryesisht "peshq" të vegjël të administratës qëndrore dhe lokale.
Megjithatë sfida vijon.Tani është tamam koha të vërtetohen akuzat prej muajsh që ILKPD-ja ka lëshuar kundër Prokurorisë së Republikës, se ishte ky institucion njëri prej penguesve që nuk ndiqte penalisht rastet e fshehjes ose të evidencave të dyshimta në pasurinë e zyrtarëve. Ish kryeinspektori që "qepi"dosje abuzimesh, tani ka rastin të jetë kryeprokuror, që ti nxjerrë nga errësira këto dosje dhe t'ja dorëzojë gjykatës për procedim të mëtejshëm.
Nëse për pirgun e stërmadh të çështjeve që janë bartur nga paraardhësit, z. Adriatik i duhet koha e nevojshme, për rastet e kontrollit të pasurisë së zyrtarëve dhe familjarëve të tyre rezultatet duhet të jenë të shpejta. Njerëzit e një vendi të varfër si Shqipëria janë sensitivë për pasurimin e pandershëm dhe të paskrupull të zyrtarëve dhe familjarëve, të cilido krah, të cilido rangu.
Ditën e martë gjatë një takimi me prokurorët lokalë z. Adriatik tha se institucioni do ta rifitojw besimin tek publiku. Duke ofruar si risi "rrugët alternative të komunikimit, nëpërmjet postës elektronike apo numra pa pagesë, në të cilët qytetarët do të bëjnë denoncimet e tyre për pakënaqësitë apo shkeljet gjatë punës së prokurorisë. Këto shqetësime të publikut do të merren në kohë reale nga Prokurori i Përgjithshëm dhe ju siguroj që do të ndiqen me përparësi".
Z. Prokuror i Republikës, këto janë teza interesante, por jo të reja për veshin e qytetarëve. Edhe të tjerë para jush kanë artikuluar përbetime të tilla që më pas kanë rezultuar flluska. Personalisht do të isha me variantin se para se t'u ofrosh qytetarëve adresa e-mail-i e numra jeshilë komunikimi, të lutem tregoi disa shkaqe se përse ata duhet t'ju marrin seriozisht dhe jo rutinisht me këto qëndrime. Bindini ata me disa raste konkrete të vullnetit të mirë, qoftë nga ato dosjet që i njihni shumë mirë nga 4 vitet e ILDKP-së dhe për të cilat jeni ankuar publikisht se ju ka frenuar Prokuroria e Republikës të dënoni shkelësit e ligjit dhe abuzuesit. Ju presin në rradhë dhe superdosje të bujshme.
Takoji vartësit, takoji ish kolegët në detyrë, zhvillo sa më shumë tryeza të frytshme pune në funksion të reformës. Por mundësisht jashtë kamerave dhe blicave kurreshtare të medias, Të mos mbingarkosh mbrëmjeve trurin e qytetarëve që - dhe pa fjalimet e Prokurorisë - iu është bërë pak koka llallë. Nëse ke ndonjë rezultat konkret, kur të prezantosh dosje me emër dhe mbiemër në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, merre të gjithë hapësirën që të nevojitet. Nuk do të mungojë mbështetja.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com (print), 19 dhjetor 2012
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com