Suksesi i «Bang With Friends», të bësh lehtësisht seks me miqtë, është i menjëhershëm. Aplikimi në Facebook, online që prej fillimit të këtij viti lejon që në thelb të kontaktohen në mënyrë anonime miqtë, në rrjetin popullor Facebook, për të kombinuar takime seksuale.
Kjo ka bërë bujë dhe ka krijuar jo pak polemika deri sot. Tashmë hedhësit e kësaj ideje tentojnë një hap të madh: aplikimi mund të bëhet në smartphone, versioni iOS apo Android.
Edhe më: me sa duket, shpikësit (tre vajza të diplomuara në Kaliforni, edhe ato anonime) janë duke shijuar suksesin dhe kanë mbledhur deri tani 1 milion dollarë financime. Nuk është e qartë për sa kohë Apple do të vijojë të tolerojë aplikimin kontrovers tek marka e tij.
Në Facebook ky aplikim ka shpërthyer si bombë, ka qenë në pak javë në gojën e të gjithëve dhe ka kapërcuer një milion përdorues. Por si funksionon? Mekanizmi është i thjeshtë: mjafton të hysh me të njëjtin account Facebook në faqe dhe të hapësh listën e miqve (rigorozish me seks të kundërt) me të cilin do të shkosh në shtrat.
«Fatlumi» do të marrë një e-mail të shkurtër dhe i takon atij të zgjedhë për ta pranuar ose jo propozimin me takim. Diferenca mes përdorimit të «Bang With Friends» dhe dërgimit të një mesazhi të thjeshtë qëndron tek anonimati.
Me fjalë të tjera: derisa njëri nga të dy do të tregojë interes ftesa me e-mail nuk do të jetë e hapshme. Por së fundi është shfaqur frika se privacy përdoruesve të quajtur anonimë, në të vërtetë është një «rrezik serioz». Disa njoftime si regjistrimi në faqe, rrezikojnë të shfaqen publikisht.
Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com