INDI - Një grua në Indi është dashur që të ecë deri në 70 kilometra me këmbë në -35 gradë celsius për të lindur fëmijën e saj.
Ajo u detyrua të bënte këtë maratonë në kërkim të spitalit më të afërt nga fshati ku ajo jeton, në një zonë të pabanuar në vazhdimin e vargmalit të Himalajeve. Gruaja kishte patur më parë disa probleme gjatë shtatzanisë.
Mjekët e fshatit të saj e këshilluan që të shkonte në spitalin më të afërt, në mënyrë që mos të kishte komplikacione dhe mos të rrezikonte jetën e saj dhe të fëmijës.

Foto të tjera
Kështu, ajo u detyrua të përshkonte me këmbë 70 kilometra, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj dhe disa të afërm. Ajo lindi një fëmijë të shëndetshëm.
E gjithë kjo histori u publikua nga një fotograf britanik.
Fotografi u ndesh rrugës me gruan shtatzënë dhe familjen e saj gjatë udhëtimit të tij në këto zona për të fotografuar disa prej vendeve më të bukura.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com