Të enjten në ora 21,00 do të realizohet takimi pesëpalësh në kuadër të samitit të Bashkimit Europian, sipas burimeve të mirinformuara. 

Takimi u kërkua nga kryeministri Aleksis Tsipras, gjatë një bisede telefonike me kryetarin e Këshillit të BE, Donald Tusk.

Sipas të njëjtave burime, në takim do të marrin pjesë përveç kryeministrit grek, kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti francez, Francois Hollande, presidenti i Komisionit Europian, Jean-Cleude Juncker, kryetari i Këshillit të BE Donald Tusk dhe presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi.