Të fiksuar pas telefonit
e kontrollojmë 150 herë në ditë

SHBA - Dihet që njerëzit e shohin telefonin edhe atëherë kur nuk bie, për të kontrolluar postën apo për të komunikuar në rrjetet sociale, ose thjesht se na është bërë zakon. Tani, një studim i  Kleiner Perkins Caufield & Byers's ofron të dhëna mbi përmasat reale të kësaj sjelljeje.

Mesatarisht, njerëzit e kontrollojnë telefonin jo pak, por plot 150 herë në ditë. Pra, përveç 8 orëve që njerëzit flenë gjumë, raporti i prezantuar në California, SHBA, tregon se telefonin e kontrollojmë çdo 6 minuta.

Nëse jemi në pritje të një mesazhi, e kontrollojmë rreth 23 herë në ditë, për të dëgjuar sekretarinë 22 dhe për të parë orën 15 herë. Por telefoni shërben edhe për të fotografuar. Mesatarisht në ditë qarkullojnë në internet më shumë se 500 milionë imazhe.

Në fund, është interesante të shohësh si shumë njerëz, sidosmos në SHBA, nuk e pranojnë faktin se ndajnë thuajse të gjitha të dhënat personale online. 24 për qind e popullsisë tregon gjithçka në web, por vetëm 15 për qind e pranon këtë fakt.


Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Mira Murati krijon startupin e saj me Inteligjencë Artificiale! Rekruton emra të njohur nga OpenAI

Mira Murati krijon startupin e saj me Inteligjencë Artificiale! Rekruton emra të njohur nga OpenAI