KANADA- Thuhet se të gjithë kemi një binjak nëpër botë, një person që i përngjan fizionomisë sonë edhe pa pasur lidhje gjaku me të. Për të verifikuar këtë fakt kaq kurioz, fotografi François Brunelle nisi të kërkonte nëpër botë, persona që ngjajnë mes tyre, aq sa mund të duken si binjakë.
 
Kanadezi Brunelle nisi udhëtimin për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Londrës, Lyon-it, Gjermanisë, Zvicrës, Gjenevës për të gjetur 200 kopje binjakësh, jo binjakë.
 
Puna e tij filloi të kishte shumë sukses në të gjithë botën për këtë fakt të çuditshëm.
François Brunelle zgjedh personat që përngjajnë dhe pastaj u kërkon atyre që të pozojnë bashkë për një set fotografish.
 
Fotografi ka arritur të realizojë 180 fotografi përgjatë dy viteve, në disa vende të ndryshme të botës, duke shpresuar që të arrijë në 200 fotografi me kopje njerëzish që duken si binjakë, për të krijuar kështu një ekspozitë ndërkombëtare dhe më pas një libër.

binjaket 1
binjaket 2
binjaket 3
binjaket 4
binjaket 5
binjaket 6
binjaket 7
binjaket 8
binjaket 9
binjaket 10
binjaket 11
binjaket 12
binjaket 13
binjaket 14
binjaket 15

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)