Forcat qeveritare të Irakut kanë avancuar në Tikrit në disa fronte, duke detyruar militantët e ISIS të tërhiqen drejt qendrës së qytetit. Ushtarët dhe militantët kanë raportuar për marrjen e shumë zonave dhe pikave kyçe të qytetit në veri, jug dhe perëndim.
Një komandant i forcave ushtarake thotë se 75% e qytetit është nën kontrollin e forcave qeveritare. Në këtë operacion për rimarrjen e qytetit të lindjes së Saddam Hussein, janë përfshirë rreth 23 mijë trupa.
Kjo vlerësohet si ofensiva më e madhe e qeverisë kundër ISIS që prej kohës kur grupi xhihadist pushtoi një pjesë të madhe të vendit në qershor. Ndërkohë nëpërmjet një video, provohet se ISIS po përdor gaz klori si armë në Tikrit.
Sulmi në këtë zonë duket se ka hyrë në një fazë kritike, me rreth 3 mijë ushtarë Irakiane të cilët po bëjnë zmbrapsjen e fundit të ISIS, të mbështetur nga rreth 20 mijë ushtarë civilë të mobilizuar, bashkë dhe me forca ndihmëse Sunni.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com